Unë jam i pastrehë
Jam i pastrehë për 16 vjet. Pothuajse 30-vjeç tani dhe nuk e di se qysh osht me u kthy në shpinë ku je rritë. Nuk e di ku me e gjetë këtë vend e me e qujtë “shpi”. Nuk muj me I vizitu as prindt’ e mi, sepse nuk muj me u kthy aty ku jom rritë, përndryshe kan me me qu me luftu më ni luftë kriminale. Unë jam pa shtëpi jo sepse u bona antar I margjinalizum I ksaj shoqnie, ose se më mungon arsimi, apo se më mungojnë aftësitë për punë. Aspak.
Kur humbë qasjen fizike në vendin që mban kujtimet e tuja të shpisë fillon me mendu. Çka është “shpia” për mu? A osht ni hapsinë fizike? A njerzt? Apo nji kombinim I hapsinës e njerzve? Apo nji vend që osht veq I joti, nuk e ndan me shokët e klasës, banorët e tjerë, apo peshqit? Un kom jetu në nji konvikt për konvikt për student rreth 6 vjet. Fizikisht, kisha dhomën time – vetëm 5 metra katrorë. Por natyrisht, nuk ishte shtëpia ime se gjithmonë e dija si një hapsinë të përkohshme ku do të jetonin do njerz tjerë më vonë. Por edhe në “shpinë” tënde, njerëz të tjerë, kafshë ose bimë do të jetojnë në fund – nëse kjo “shpi” e jotja braktiset. Kshtu, përveç familjes dhe vendit, ndjenja e kohës, ose një iluzion I qëndrueshmërisë pa një afat skadence bëhet e nevojshme.
Megjithatë, shumë njerz jetojnë në apartamente me qira e nuk e përjetojnë najfar problem me ndjenjën e “Shpisë” kur qëndrojnë me vite me qira në një apartement – dhe lëvizin. Çështja e pronësisë së pasunisë nuk osht qaq e rondë për ta sepse kan tjera afera që ja u mbajnë stabilitetin e jetës. Në disa vende, osht e pamundun me ble pronë; mundesh veq me e marrë me qira për qindra vjet. A ndryshon ndjenja e “shpisë” nëse je pronar I pronës ku jeton? Duket se pronësia do të thotë shumë, pasi që mund të blesh shumë apartamente dhe shtëpi në vende të ndryshme, por është e pakëndshme për krejt kto shpija me tu bo shpi e jotja.
Pra, ndoshta ndjenja e pasunisë osht thjesht ndjenjë e stabilitetit të ekzistencës tonde në këtë jetë? Derisa flasim për “shpi”, nashta gjith jemi tu ju referu “stabilitetit”. Sot, stabiliteti poget qenka mungesa e trazirave, lëkundjeve. Un u linda e u rrita në Rusi. Krejt jeta jem përbëhet nga nji seri trazirash, dhe përpjekjesh për me u rikuperu prej tyne. Stabiliteti ka qenë gjith nji fjale e mallkume për mu; që përdorej për me ma qetësu shpirtin tem të ri e rebel – në kërkim të emocioneve të forta. Oh, sa gabim isha.
Është ma shumë për sigurinë e ekzistencës së identitetit tond, ku ski nevojë me provu vlerën tone.
Osht humbja e lidhjes emocionale me një vend që munet me t’pru rehati e ngrohtësi. Përveç, natyrisht, për daljet me miqt në naj kafiq, ose vizitat ku thjsht I fole e I harron krejt. Sepse, gjithsesi, kto lloje të socializimit vijnë gjith me çmimin e një “hangoveri”. Bëhet fjalë për ëndëra të përsëritura me imazhe të qytetit tim, e arratisje të rastit në atë kohë. Ato rrethana ku thjesht mujsha me ngajtë ton ditën me miqtë e mi, e me lujtë indianë e kaubojë. Ndjenjë e vazhdushme e tepërt në çdo hapësirë, pavarësisht se ku je.
Është nevoja për me e pagu qiranë çdo muj, e cila nganjëherë I tejkalon krejt shpenzimet tjera.
Por, nga ana tjetër, kto kushte jon bo terren I pjellshëm për me I zhvillu aftësitë e adaptueshmërisë në pëthuajse çdo situate Brenda meje Un muj edhe me flejt me naj dyshek të keq. E, edhe mu më dhem shpina njejtë si ty, po ky osht thjesht ni detaj I vogël. Në nifar pike, nihna si një fije bari që rritet pavarësisht kushteve ku e vendosni. Pavarësisht se sa fort përpiqeni me e shkulë. Vitalitet I vazhdushëm dhe I nevojshëm pa të cilin smund të mbijetoj. Ndërsa mendoj për këtë, ndoshta viteliteti nuk është një pjesë e vetës time, edhe pse të gjithë miqt e mi do të thoshin ndryshe. Ndërsa mendoj për këtë, ndoshta ky vitalitet nuk është pjese e jemja, porn jë mjet që un e posedoj. Por a më bon kjo njeri të keq? Ska kuptim me ju përgjigjë ksaj pytje unë. Derisa e menoj këtë, ndoshta duhna thjesht me e pranu. Mëegjithatë, muj me u ni “në shpi” në thujse çdo vend. Kom aftëësi me I identifiku pothuajse përnjëherë pikat jetike të jetës në një hapsinë, e rregullat me të cilat ekziston gjithçka. Prandaj gjithmonë I kom prefer teatrot e vendndodhjes, pasi nuk imitojnë realitetin, po kërkojnë me e përmirsu realitetin ekzistus përmes integrimit e përmes eksplorimit. Ky ishte një nga mjetet e nevojshme për mu për me gjetë një gjuhë të përbashkët me gjithçka përreth meje. Dy javë më parë, mora një mesazh zanor nga njëë mik I afërt I imi. Ai përshkroi detaje si kishte ndryshuar apartementi ku kishim jetu së bashku 4 vjet më parë, në të cilin ai jeton ende. E kishim marrë me qira nga një pianist I moshum që jetonte në një qytet tjetër. Në një moment, ai thotë se pronarja ka vendosë me e shitë apartamentin dhe ai duheshte me u largu prej aty Brenda 2 javësh. Un u trondita. Duke e kujtu atë apartament, ndjej se kisha mujtë me e qujtë si “shpi temen” ne nji moment, se gjithçka përshtatej. Kisha një punë të qëndrushme, qira të lirë me afat të pacaktum, miq të mirë, e nji kohë ku nuk kishte kaq shum luftëra që ndodhnin përreth. Port ash, me shitjen e atij apartamenti, kjo ndjenjë fillon të shpërbehet.
Nëse nuk mundesh me e ndryshu situatën, ndrysho qëndrimin tond ndaj saj. Me këtë klishe, a këshillë të rëndomtë, I shashë shokut tim se “shpija” për mu nuk osht nji vend ku ndjej të kalumen time, po nji vend ku e ndjej të ardhmen tem. Pse ka rusë në Brighton Beach – që nuk dijn anglisht? Sepse ata ende nuk mujnë me e ndi të ardhmen e tyne atje.
Vlera e hapsinës fizike në këtë kuptim zvoglohet ndjeshëm, dhe “shpija” kalon nga një concept hapësinor në një konstrukt social. Se e ardhmja jote mundet me ekzistu veq me ekzistencën e të ardhmes së tjerve. Por, edhe n’at moment, shpija e humb atë ndjenjë të bukur të lehtësisë, e stabilitetit. Shpija bohet vendi ku duhet të provosh kush je, dhe çka është vlera jote?. Dhe kjo bëhet deklaratë e kundërt, tu e çu në ekstremin tjetër. Ose je në të kalumen, ose në të ardhmen. Po në të tashmen, smundesh me konë në shpi.
Kshtu, ideja e shpisë zgjerohet përtej shpisë si një vend fizik. Ajo bëhet nji konstrukt social që përfshin lidhjet mes individëve e aspiratat e tyne. Tu e kuptu qishtu, e ardhmja jote lidhet me të ardhmen e tjerve. Shpija nuk është mo veq nji vendndodhje. Megjithatë, nksi kontekste, ideja tradicionale e stabilitetit që ta ofron shpija fillon me u zbeh. Shpija bohet nji hapsinë ku ndjen presionin për me e provu vlerën tande, e me e vendosë identitetin tond. Akt I hollë i balansimit mes gjetjes së venit tond, dhe justifikimit të vazhdushëm të prezencës tonde.
Kjo krijon nji paradox. Për me ndje rahatinë në shpi, ose mbshtetesh në të kalumen ose në të ardhmen. Ndërkohë, momenti I tashëm, ku duhet të ndodhet ndjenja e vërtetë e përkatësisë, duket I arratisur. Në fund të fundit, shtëpia bëhet një pasqyrim i identitetit tond personal. Është për të gjetur një ekuilibër mes stabilitetit të së kaluarës, e potencialit të së ardhmës
Nëntor 2023

