RILINDJA e Diasporës
Fillimi i Potpurisë erdhi si dedikim për ringjalljen e medias t’printume në Kosovë, gjithëmonë si reflektim në historinë e saj t’pasun. Përgjatë dekadave Kosova ka qenë dëshmitare e lindjes dhe vdekjes t’iniciativave t’shumta publikuse, duke qenë ato gazeta kryesore, magazina, shtëpive publikuese, platformave t’pavarura publikuese, etj. Megjithatë, në dekadën e fundit, Kosova nuk ka asnji gazetë t’printuar, magazinë ose platforma tjera të ngjashmë në bazë të rregulltë.
Përkundër ksaj situate, puna jonë përmes Potpurisë është në kërkim me msu prej t’kalumes dhe prej atyre njerzve që vazhdimisht janë duke u përpjekë që të paktën me dokumentu dhe arkivu të kalumen e pasun të shtypit t’printuar n’Kosovë.
N’verën e 2022 ne e ftuam Ervina Halilin – nji shkrimtare e pavarur dhe përkrahëse e te humbura kolektive të trashëgimisë së gazetës Rilindja – me nda me ne punën e saj dhe medimin e saj në historin e printimit të gazetes Rilindja në Kosovë.
RILINDJA, e njohur gjerë në Kosovë, ishte njana prej gazetave më të mdhaja n’Kosovë duke i arritë nji kapaçitet prej 234,000 kopje përgjatë sezonës së pushimeve për shkak të kërkesës së madhe. Gazeta RILINDJA është themelu në Shkurtë të vitit 1945 në Prizren si gazeta e parë e printume në gjuhëm shqipe në Kosovë. Duke e përjetu nji rritje të qëndrueshme, Rilindja ka menaxhu që me dekada me rithemelu vetën edhe në kohërat ma t’vshtira të historisë së Kosovës. Filloi si gazetë javore me katër faqe për publikim, ku vazhdoi ma tutje n’Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor si gazetë ditore e rregullte me ndryshime të vogla. Kollabimi kryesor ndodhi me 8 Gusht, 1990 ku ishte e ndaluar pergjithmonë nga regjimi serb ne Kosovë. RILINDJA u rikthye prap për tregun e Kosovës vetëm në 1999 me përfundimin e luftës së Kosovës, po qka ndodhi me Rilindjen në mes të viteve 1990 dhe 1990, ku gjindej RILINDJA?
Përgjatë bisedës me Ervinën, shimça prej nesh morrëm vesh për herë të parë që një lidhje më e thellë gjindej në mes Kosovës edhe Zvicrrës kur bië fjala për historinë e printimit t’gazetave. Ervina ndau me ne se përgjat viteve 1992 – 1996 RILINDJA osht printu në Zvicërr. Më saktësisht, përgjatë ktynë viteve shumiça ka qenë e printume në Zvicërr, në shtqpinë publikuse Zofingen. N’kërkim edhe kuriozitet në eksplorimin e mëtutjeshëm të kësaj përiudhe, Ervina sygjeroi që ne t’flasim me Binak Kelmendin, në atë kohë një prej editorëve të Rilindjës në “veri”, si njihej ma herët.
Në secilin publikim t’gazetës RILINDJA, në faqen e parë nji përshkrim I shkurtë, jo gjithmonë i shkrujtun njejtë po n’përgjithësi tu i referu historië të ktij mediumi t’shtypun, shkruhet:
- Publikimi i parë i gazetës “RILINDJA” u publikua me 12 Shkurt, 1945.
- Prej 8 Gushtit, 1990, “RILINDJA” nuk është publiku në Kosovo, për shkak të nji vendimi arbitrarë prej Asamblesë së Republikës së Sërbisë dhe me dhunën prej forçave poliçore u ndalua me 7 Gusht, ditën kur publikimi 11,261 ndodhi.
- Gazeta “RILINDJA”- publikimi i huaj për diasporën tonë në botë – filloi t’publikohej me 7 Maj, 1992.
- Në Tiranë, gazeta “RILINDJA” filloi publikimin me 18 Prill, 1993.
E printume përafërisht 12 deri 20 faqe për ediçion ditorë, gazeta “RILINDJA” do të arrij kapaçitet prej 13,000 kopje t’përditshme, që do të shpërndahej kryesishtë në diasporën shqip-folëse në Europë, n’shtetet si Zvicrra, Gjermania, Austria, e më vonë edhe në ShBA dhe Belgjikë.
Sa e kuptumë prej përmbajtjesë dhe bisedës që patëm me Z.Kelmendin, Rilindja e veriut ishtë nji mjetë edhe medium i informatave kryesore për diasporën shqipëtare në veri, gjithëashtu u ba mjetë i arritjës së mbështetjes së huaj edhe njohjes së situatës që po ndodhte në territorin e Kosovës. Kryesisht e blerë prej mbështjetës së vazhdueshme të abonuesve të rregulltë, gazeta Rilindja është shpërnda edhe përreth botës prej kërkesave speçiale.
Përmbajtja e strukturës së gazetës ishtë pothujse gjithëmonë e njejtë me nji strukturë të qartë (p.sh. Ekot, Ngjarjet Ditore, Qështjet Aktuale, Prej shtypi të huaj, Kronikë, Kulture, Sport Fejtoni, Telex), megjithatë, ka pasë ndryshimë t’vogla sikur sektori për fëmijë shtohej.
Përveç kësaj, raportonte edhe për shumë lëvizje të tjera internaçionale që me vjet e dekada vazhidmisht morren vëmendjen e situatës politike, soçiale edhe ekonomike të situatës së banorëve të Kosovës. Kështu që, Rilindja luajti rol në açokimin për lirinë edhe pavarisinë për një grup të njerzve që ka qenë të shtypun deri te një pikë që pamja publike nuk ish’ e mundun me u ushtru n’liri, tu mos e përmen lirinë e shprehjes.
Pa e harru, situatën në Kosovë që ende bante ballë me rezistençë në territorë. Me mbylljen e gazetës Rilindja në Kosovë më 18 Janar, 1991, gazeta javore “BUJKU” u publikua, me i informu për më të rejat e ‘zhvillimeve në agrokulturë’ në Kosovë. Ekipi mbrapa BUJKUT përfshintë disa gazetarë që ma herët punonin për të pavarurën RILINDJA. Gjithmonë si shembull për rezistençë edhe dedikim, ditorja RILINDJA erdhi prap në tregun e Kosovës 1 ditë pasi që forçat e NATO-së intervenuan në Kosovë. Gazeta historike u rikthye me ‘çlirimin’ e saj. RILINDJA ekzistojë në Kosovë rregulisht deri më 21 shkurtë, 2002 deri sa u dëbu prej shtëpisë së saj publike nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), tu e bo kta fillimin e privatizimit të pronave publike the shoqërore në Kosovë. Edhe pse RILINDJA ka pasë shfaqje simbolike në Kosovë përgjatë viteve, prap 20 vjet më vonë jemi dëshmitarë që praktika të tilla të privatizimit të pronave publike shoqërore janë ba’ mentaliteti dominues në mes shoqërisë së Kosvës. Veprat edhe puna e RILINDJES jan’ ma t’mdhaja se sa gazeta fizike edhe se si RILINDJA për ne është ngjarje e rezistençës, edhe ktu ekipi i POTPURISË e merr si inspirim edhe guxim me vazhdu rezistençën në përpjekje me sjell prap mediat e shtypuna për diasporës e gjithashtu per Kosovën.
Ky artikull I dedikohet të gjithë anëtarëve të RILINDJES që na kan’ jap’ dashurinë për gazetën. Gjithëashtu, ky artikull I dedikohet të gjithë anëtarëve të diasporës që na kanë shfaqë një tjetër anë të historisë me anë të rezistencës.