Lojnat e empatisë
Najherë, kur m’bojnë ksi pytje, mundohna me u tregu e këndshme, tu e kuptu që (najherë) kjo pytje shtrohet si hajgare, tu e ditë njerzt afinitetin që e ndiej ndaj qejve endacakë. Najherë (kur pijavna pak), bohna shumë konfrontative me njerzt që ma bojnë këtë pyetje, e i zgjedhi kafshët. Zakonisht përgjigja e tyne pason si pyetje - “Pse?”. Do edhe m’pysin se a e du familjen tem, ose a nihna që jetët e tyne nuk kanë rëndësi, të cilit koment [najherë] me zemërim i përgjigjna që jetët e tyne kanë rëndësi qaq sa jeta e nji pllumi n’rrugë. Pason shoku dhe kërkesa për me jep shpjegim. E shpjegoj. Shpjegimi jem nuk pranohet. Nuk është njerëzore me vendosë nji njeri me vdekë për me e pshtu nji kafshë, plus, na, si njerz, kemi inteligjencë superiore dhe e kena ndërtu krejt botën, na jetojmë e ndiejmë ma shumë se kafshët rreth nesh. Ato s’kanë kapacitet me racionalizu si na, ato s’ndiejne dashni e nuk krijojnë art. E vetmja arsye pse jetojnë është me i’u shërby njerzve, e me u riprodhu (as na si njerëz nuk e dijmë hala pse kemi nevojë me u riprodhu, shembull: kuptimi i jetës e të tjera). Kemi gjetë mënyra me i përdorë për jetën ma t’mirë që ato munën me e pasë. Njejtë si nji lopë që s’e kupton se çka është lumturia e nuk e ka problem me jetu në nji kafaz të vogël për me e mjelë e mbarësu përjetësisht se osht krejt çka ajo din. Ato s’dijnë ma mirë. Na kemi tendenca me e eksploatu kët’ nocion – që ato s’dijnë ma mirë. Përfundimisht, i kemi jepë vetës të drejtë me i diktu nocionet, normat e lëvizjet e jetës të nji specieje tjetër të gjallë.
Mendon që nese vjen puna që njerzt e kanë aftësinë me qenë kaq racional, që me vendosë edhe për kohën e vdekjes së nji qenieje tjetër (jo njeriut [vetëm në këtë rast]), e e kana aftësinë për me çiftëzu, ri-shumu edhe brendu racat sipas nevojave tona. Mendon se e kishim pasë kapacitetin për me dallu se çka është humane, e çka nuk është, edhe sene të ngjashme Përjetë jom tu e lypë nji përgjigje racionale të pyetjes se pse NUK e kemi aftësinë me bashkëjetu me kafshët (qentë endacakë) në një hapsinë urbane (Prishtina).
Opinion i njëanshëm në nji botë të njëanshme. E vetmja që nuk është e njëanshme (që vjen prej njëanësisë timë) është fenomeni i antropomorfizimit të gjithçkafit, si nji lloj pandemie. Ne i përkthejmë normat e moralet e brishta njerëzore në veprimet e kafshëve. Jemi pjesë e problemit. Faktikisht, na jemi problemi.
Nëse na ndihemi që duhemi me i’u msu fëmijëve në mënyrë të institucionalizume respektin, atëherë duhemi edhe me ju msu çka “sduhet me bo nëpër rrugë”. Shembuj të ksaj jon: me pshty, me gjujtë bërllog, me sulmu njerëz etj. Sepse, kur vjen puna te dhuna kërkush nuk të mson në shkollë qysh duhesh me u sillë me qen endacakë. Problem shoqëror shumë i përhapun që i nënvizon disa prej problemeve kryesore të politikës, e sistemit politik. Ekziston programi i sterilizimit dhe kastrimit të tyre, po ky program u keqpërdorë prej veterinarëve që e kanë gjetë nji mënyrë me përfitu të holla, tu e bo punën kishe jon tu i dokumentu krejt qentë që po i sterlizojnë. E në anën tjetër numri i qenve endacakë vazhdon me u rritë, përmes ksaj edhe dhuna ndaj tyne.
Ma e çuditshmja osht vështirësia e njerezve me i kuptu pasojat e veprimeve të tyne. Njerëzit dhe kafshët komunikojnë në mënyra të ndryshme. Edhe pse jon do sene lineare, binare – rrallë ekziston hapsira gri.
Nëse e godet nji njeri, dhe e gjun me guri, shumica prej tyne kan me tentu me ta kthy. Po problemi logjik, dështimi i racionales, festa e irracionalitetit ktu ndodhë kur e abuzon nji qen në çfarëdo mënyre (tu e goditë, tu e gjujtë me sene, me ujë të vlum, me fishekzjarre, tu e helmu etj) e ata ta kthejnë e të kafshojnë (nëse sjon të vdekun ose para vdekjes) A duhet me e fajësu qenin? Pse fajësohen ata? A osht se na smujmë me racionalizu jashtë normave tona njerëzore? A osht se nji tufë qensh lehtë munët me na copëtu – e jemi të pafuqishëm fizikisht para tyne nëse na kaplon frika? A osht tuta që na si njerz jemi shumë të dobët e të brishtë n’krahasim me kafshët e për shkak të k’saj s’mrrijmë me e kuptu që nuk i kanë moralet si na? E s’mujmë me i vlerësu përmes peshores t’njejtë si të njerëzve? Nëse nji qen e njekë nji fmi, qeni prapë është në faj se nuk ka menu paraprakisht. Qeni duhet me ditë që është fmi, e fmijtë bojnë gabime. Po, nëse thu që nji fmi osht tu e lëndu nji qen?
Prapë. Ti je në gabim. Se s’mundët nji fmi me lëndu nji qen që munët me e lonë po at’ fmi të traumatizum për përjetsisht për shkak të kafshimit.
Antropomorfizimi nuk është armiuk. Armiku është vendi i gabum ku drejtohet urrejtja. Që me inspiru nji ndryshim sado të vogël të kësaj narrative, kom me vazhdu me i nda tregimet e qeve me të cilët kom arritë me bashkëjetu n’rruget e hinta, t’betonume t’Prishtinës. Osht tentativa jem [patetike] për me e ndryshu narrativën e cila shpresoj ka me i shti njerzt me kuptu që qejtë endacakë kanë ndjenjat, dashnitë edhe dashuriçkat e tyne. Nëse dojmë me i trajtu në të njejtën mënyrë qysh i trajtojmë njerëzit - përmes moraleve edhe standardeve njërëzore. Atëherë, duhemi me i tregu edhe tregimet e tyne prej një qasjeje antropocentrike. I vetmi sen që duhëmi me e majtë n’men kolektivisht osht se abuzimi sistematik i tjetrit, e shtyn po at’ tjetrin me t’kafshu.