Galaksia e Rilindjes:

Formimi i Kujtesës Kombëtare të Kosovës deri në Fshirjen e Asaj Historie nga Vet Kombi 


Njomza Dragusha


Angazhimi ynë me trashëgiminë e Rilindjes filloi në vitin 2021, i nxitur nga dëshira për ta pozicionuar  Potpurin brenda kontekstit historik e shoqëror të Kosovës - veçanërisht në një kohë kur nuk ekzistonte shtypi i përditshëm në vend. Për ta kuptuar këtë mungesë, na u desh të përdornim një qasje specifike: të flisnim me njerëzit. Në mungesë të historisë së shkruar të medias së shtypur në Kosovë, rrëfimet gojore u bënë pika jonë fillestare. Kështu, morëm përsipër sfidën e dokumentimit të kësaj trashëgimie - duke filluar, në mënyrë të pashmangshme, me Rilindjen.
Ajo që në fillim dukej si një rrugë e drejtpërdrejtë, shpejt doli të ishte jashtëzakonisht e vështirë. Duket se të gjithë dinin diçka. Të gjithë kishin diçka për të thënë. Por burimet - si vetë historia - ishin të shpërndara. Me bo kit’ punë mes Kosovës e Zvicrës e ka shtu edhe ni nivel tjetër të vështirësisë. Edhe pse gjithë e kemi kuptu peshën kulturore të Rilindjes, sa ma shumë që kemi marrë informata, aq ma i dhimbshëm u bojke udhëtimi. Ka dal në pah fakti se neglizhimi institucional i historisë së Rilindjes nuk është vec i papërgjegjshëm po i rrezikshëm. Sot, Rilindja nuk ka arkiv koherent - as përmes bashkepunimeve institucionale e as përmes bashkëpunimeve publiko private.

Gjatë 20 viteve të fundit, përpjekjet për bashkëpunim rreth njërit prej institucioneve më të rëndësishme kulturore të Kosovës kanë dështuar vazhdimisht. Pavarësisht apeleve të përsëritura nga studiues të pavarur drejtuar institucioneve dhe aktorëve politikë, askush nuk e ka pranuar në mënyrë kuptimplote trashëgiminë e Rilindjes. Përkundrazi, trashëgimia e saj u shpërbë sistematikisht. Përjashtimi i vetëm është me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila kohëvë të fundit u angazhu në krijimin e një arkivi digjital të plotë.

Rilindja, edhe sot, akoma është e ngulitur në kujtesën e gjeneratave të ndryshme. Emri Rilindje akoma ngjall reagime të thella - ngrohtësi, familjaritet, mall -  njejtë si kur flitet për një familjar të afërt. Por prapë, ekziston një lloj dorëheqjeje kolektive e përhapur: edhe pse Rilindja ekziston akoma në zemrat tona dhe veprojmë sikur kjo ndjenjë është e mjaftueshme, realisht nuk është.

Me këtë iniciativë, Potpuri ka bërë një hap të parë drejt mbledhjes së një përshkrimi historik koheziv — megjithëse jo i gjithi gjithëpërfshirës — të Rilindjes. Burimet tona të kufizuara kanë pengu një gërmim më të thellë, por prap se prap shpresojmë të nxjerrim në pah urgjencën e ringjalljes së Rilindjes si një trashëgimi e gjallë publike. Sepse Rilindja nuk është thjesht një gazetë — është, mbi të gjitha, një instrument kohor, një mjet përmes së cilit mund ta ndiejmë vetë kohën.

Kjo iniciativa jonë është vetëm fillimi. Përmes saj, shpresojmë të pikënisim debate dhe të ndërlidhim ata që kanë punuar me këmbëngulje - në mënyrë që të mbajnë Rilindjen të gjallë në pulsin kulturor të Kosovës dhe ta trashëgojmë tek gjeneratat e ardhshme. Struktura jonë në këtë kontribut, me dhjetë kapituj, këtu në Potpuri ofron një eksplorim të qasshëm dhë të bazuar historikisht në eksplorimin e zhvillimit të Rilindjes dhe ku mund të gjindet ajo sot.

Ju ftojmë të na bashkoheni në kampanjën tonë #KuËshtëRilindja dhe të ndihmoni në formësimin e bashkëbisedimit rreth trashegimisë së saj. Qëllimi jonë afat gjatë është të bashkojmë ekspert letrar, publicist, institucione e edhe ish-puntorë të Rilindjes që bashkarisht të vendosim struktura për ruajtjen e trashëgimisë se Rilindjes - një prej trashëgimive më të rëndësishme të shekullit të 20të.


Formimi i identitetit përmes gjuhës dhe shtypit
Formimi modern i Kosovës është thellësisht i lidhur me institucionalizimin e gjuhës shqipe në të gjitha rajonet shqipfolëse në Ballkan. Deri në fillimet e shekullit 20-të, Kosova ishte nën sundimin e përandorisë Osmane - periudhë përgjatë të cilës edukimi në shqip dhe shprehjet kulturore shqiptare ishin të shtypura. Lëvizja për identitetin kombëtar shqiptar dhe unitetin gjuhësor mori vrull gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare, një lëvizje kulturore dhe politike që zgjati nga viti 1830 deri në vitin 1912. Kjo lëvizje synonte të zhvillonte një gjuhë letrare të unifikuar, të promovonte arsimin në shqip dhe të nxiste një vetëdije të dallueshme kombëtare pas shekujsh të sundimit osman.

Në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit u zhvillua një ndër momentet me thelbësorë të këtij procesi. U mblodhën udhëheqës shqiptar dhe zyrtarisht vëndosën që për shkrimin e shqipes të përdorej alfabeti Latin. Ky vendim ndihmoj në ngurtësimin e identitetit gjuhëtar dhe kulturor shqiptar - një identitet i cili tanimë u nda kjartazi nga influencat Osmane dhe regjionale.

Përgjatë Luftave te Ballkanit dhe përgjatë Luftës së Parë Botërore, nën sundimin Austro - Hungarez, u hapën shkolla shqipe në disa qytete më të mëdha në Kosovë. Këto institucione luajtën rol thelbësor në zgjerimin e përdorimit të shqipes në literaturë dhë edukim, tashmë dukë tejkaluar historinë gojore si traditë kryesore e shprehjës kulturore dhe artistike në regjion, dhe dukë forcuar dicka më të prekshme.

Ndërsa ende në fillim të shekullit të 20-të, shumica e shkrimtarëve në Kosovë akoma publikonin në Turqisht  vetëm një pakicë e tyre vendosën të shkruanin në shqip. Ndër këto figura ishte Haxhi Ymer Lutfi Paçarrizi, një hoxhë i cili ishtë i njohur për shkrimet e tij politike dhe filozofike. Ai publikonte shkrimet e tij përgjatë viteve 1920 në revistën Agimi Socialist në Shkup.

Një figurë tjetër e rëndësishsme e kësaj përiudhe ishte Hilmi Maliqi, i cili shkruante në stil të ngjashëm si Haxhi Ymer Lutfi Paçarrizi dhe njihet si pioner i poezisë moderne tek Kosovarët. Ndikimi i tij arrin edhe tek studenti tij, Shaip Zurnaxhiu, i cili po ashtu ka kontribuar në zhvillimin fillestar të literaturës shqipe në Kosovë.

Në vitët 1930, filloi të dal në pah gjenerata e parë e studentëve shqiptarë në Kosovë, ku shumica prej tyre vazhduan të kontribojnë në literaturen shqiptare dhe mendimin politik para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në mesin e tyre ishin: Esad Mekuli, Hivzi Sulejmani, Mark Krasniqi, Ramiz Sadiku dhe Ali Shukriu. Mark Krasniqi shkruantë në shqip dhe punonte si redaktor i revistës studentore Hylli, e cila publikohej nga Seminari Katolik i Prizrenit nga fundi i viteve 1930 deri në fillimet e 1940.



Megjithatë, vetëm gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe Revolucionit Popullor shtypi në gjuhën shqipe në Kosovë arriti vërtet suksesin e vet. Kjo periudhë pa shfaqjen e trakteve, gazetave dhe revistave të para të shkruara në shqip, duke përfshirë Liria, Zani i Popullit dhe Zani. Botimi i parë zyrtar i Luftës Nacionalçlirimtare, Liria (Sloboda), filloi në mesin e vitit 1942 si një gazetë antifashiste që mbante sloganin: "Lufta kundër pushtuesit dhe veglave të tij është e vetmja mënyrë për të siguruar lirinë kombëtare".

Ndërsa partizanët komunistë ishin forca dominuese pas këtij shtypi, ata nuk ishin lëvizja e vetme aktive në rajon. Grupe të ndryshme politike shqiptare - si Lidhja e Dytë e Prizrenit, Balli Kombëtar dhe Besa Kombëtare - gjithashtu i rezistuan pushtimit fashist, megjithëse shumë prej tyre kundërshtuan kthimin e Kosovës nën kontrollin serb ose jugosllav. Pavarësisht ideologjive të ndryshme, këto grupe kishin të përbashkët qëllimin për të parandaluar riintegrimin e Kosovës në një Jugosllavi të centralizuar.

Në të kundërt, partizanët jugosllavë, përmes botimeve si Zani i Popullit (Glas Naroda) - të botuara si në shqip ashtu edhe në serbo kroatisht - e përdorën gjuhën si një mjet strategjik për të promovuar vizionin e tyre politik. Duke nxitur gazetarinë në gjuhën shqipe, ata kërkuan jo vetëm të mobilizonin shqiptarët në luftën antifashiste, por edhe t'i përfshinin simbolikisht ata brenda projektit komunist jugosllav. Gjuha u bë një mjet i integrimit politik - e paraqitur si një garanci e barazisë etnike, edhe pse qëllimi themelor ishte rivendosja e kontrollit jugosllav dhe serb mbi rajonin.

Deri në vitin 1943, Zani (Glas) vazhdoi këtë trashëgimi botuese derisa u zëvendësua në gusht të atij viti nga një version i ripërtërirë i Liria-s, i cili mbeti aktiv gjatë gjithë vitit 1944. Këto botime - së bashku me posterat, shpalljet, buletinet dhe materialet e tjera propagandistike - luajtën një rol kyç në formësimin e vetëdijes së kohës së luftës dhe në promovimin e ideologjisë së lëvizjes partizane. Ndërsa trupat gjermane u tërhoqën gradualisht nga rajoni, Kosova ra nën kontrollin e forcave partizane që kulmoi me pushtimin e plotë deri në nëntor 1944. Ky tranzicion rivendosi sundimin serb, duke shkaktuar rezistencë të tillë si Kryengritja e Drenicës, e udhëhequr nga Shaban Polluzha, dhe ngjarje si Masakra e Tivarit. 

Jashta shtypit partizan, gazetat ne gjuhën shqipe si Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Kosova u botuan po ashtu mes viteve 1943 dhe 1944. Ato reflektuan mundësi të tjera politike, edhe pse nuk ka shumë informata për përmbjatjen e tyre sot.

Si pasojë, me iniciativën e Miladin Popoviqit, i cili ishte përgjegjës për Komitetin Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (KPJ) - një degë rajonale e KPJ-së që vepronte në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore - numri i parë i Rilindjes u themelua më 12 shkurt 1945, në Prizeren, në rrugën Gjuro Jakshiq nr. 17. U themelua si Organ i Frontit Nacionalçlirimtar, i shtypur në shqip, së bashku me Jedinstvo, e cila botohej në serbokroatisht.

Lindja e Rilindjes
Emri Rilindja u zgjodh përmes diskutimeve kolektive gjatë një takimi mes udhëheqësve politik dhe social në Hotelin Jugosllavia në Prishtinë. Plot emra të tjerë u diskutuan para se Rilindja të zgjedhej si titulli përfundimtar i gazetës se parë shqipe në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Por, Rilindja definitivisht nuk është gazeta e parë shqip edhe pse shpesh thuhet se është.

Direktiva për të botuar gazetën brenda një jave erdhi menjëherë pas “çlirimit”. Pavarësisht mungesës së personelit të trajnuar, kushteve të duhura të punës, makinerive të shtypit dhe shkronjave të mjaftueshme shqipe, udhëzimi ishte i panegociueshëm. Milladin Popovici, atëherë sekretar i Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) për Kosovën, theksoi se të gjitha sfidat duheshin kapërcyer menjëherë dhe se kuadro të reja duheshin formuar pa vonesë.

Departamenti i Agitpropit i Komitetit Rajonal u caktua për të udhëhequr iniciativën. Kolë Shiroka, Esad Mekuli dhe Sokol Dobroshi luajtën role qendrore në zhvillimin e përmbajtjes, duke përkthyer tekste nga serbo-kroatishtja në shqip.

Lajmet mblidheshin nga frontet e luftës në Jugosllavi, Itali dhe vende të tjera përmes transmetimeve radiofonike dhe përvojës së mëparshme në prodhimin e buletineve partizane. Megjithatë, lajmet lokale përbrenda Kosovës mbeteshin të pakta për shkak të mungesës së korrespondetëvë në terren dhe infrastrukturës së organizuar.

Numri i parë përmban një artikull kryesor të Fadil Hoxhës me titull «T’i përvishemi punës…», një pjesë e gjatë nga Esad Mekuli me titull «Përshendetjet e popullsisë shqiptare të Kosmotit për përgjegjshmërinë e burrave të popujve të Jugosllavisë me rastin e mësymjes së reakcionit kunderkimit të Tito-Shubashiqit», një artikull nga populli i Mehmetit dhe Hoxha. Mekuli këtë herë me pseudonimin Sat Hoxha—titulluar «Edhe grueja jonë hec drejt përparimit…» Raporte të tjera mbuluan përpjekjet humanitare, mobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe hapjen e bibliotekës së parë publike në Prishtinë. Artikulli i Fadil Hoxhës vonoi botimin e gazetës për shkak të përfshirjes së tij kundër operacioneve të rezistencës në Drenicë dhe gjetkë në Kosovë. Në numrin e saj të parë, Rilindja doli me gjithsej 14 artikuj, të cilët nuk kishin asnjë foto apo ilustrim.

Pasi që u permbyll faza e shkrimit të përmbajtjes, materialet u transportuan në Prizren. Në Prizren ndodheshin të vetmet stilë të shkronjave të plumbit në shqip tek Shtyoshkronja Shtetërore. Aty u shtyp numri i parë nën udhëzimet e Kolë Lekajt, Skënder Lumezit, Sebë Lacit, Beqir Drizës, Slobodan Petroviqit, Reshat Arapit, Mile Dishleko, Margarita Mjeda Shukriut dhe Kolë Lumezit, ndër brezat e parë të grafikëve në Kosovën e pasluftës.

Akoma në uniforma partisane, ekipi i tyre punoi tërësisht me duar dukë përdorur vetëm katër paketime të shkronjavë të plumbit në shqip dhe dy makina shkrimi të vogla. Për shkak të mungesës së shkronjave në përmasa për tituj, dy faqet e para u shtypën fillimisht, më pas shkronjat u çmontuan dhe u ripërdorën për faqet e tjera. Shkronja “Ë” ishte veçanërisht e vështirë të shtypet dhe duhët të modifikohej manualisht. Sebë Laci dhe Beqir Driza njiheshin për shpejtësinë dhe aftesinë e tyre në radhitje.

Çdo pjesëtar i ekipës mbulonte disa role njëkohësisht - redaktim, logjistikë, nevojat teknike - në mënyrë që Rilindja jo vetëm të botohëj por edhe të shpërndahej. Nga krijimi i përmbajtjes e deri te shpërndarja fizike, publikimi i Rilindjes shënoi një moment kyç në mediat e shtypura shqipe në Kosovë. Numri i parë u shtyp në 3,000 kopje.

Misioni Themelues i Rilindjes
Pas vendimit që Rilindja të shtypet, një nga sfidat e para ishte mangësia e stafit profesional. Nuk kishte gazetarë të trajnuar për gazetën dhe në vend të kësaj, kontribuesit e shkrimeve zgjidheshin nga kuadro të cilat ishin të ngarkuara më përgjegjësi ndaj levizjes antifashiste. Shkrimet i shkruanin pas orarit të punës, zakonisht natën vonë dhe afatet përfundimtarë të shkrimeve kryheshin krahazi me detyrat e tyre të zakonshmë e të përditshmë politike ose administrative.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, u lançua Rilindja. Me shkallën e shkrim-leximit ende të ulët në Kosovën e pasluftës, artikujt e saj lexoheshin shpesh me zë të lartë në fshatra dhe kolektiva punëtorësh, duke shërbyer si platforma kolektive për informacion, edukim ideologjik dhe mobilizim.

Që nga fillimi, gazeta Rilindja ka shërbyer si mjet për shtetin socialist, duke promovuar vizionin e Jugosllavisë së re - një federatë e kombeve dhe nacionaliteteve të barabarta e të lira nga shtypja. Gazeta tentonte të popullarizonte qeverinë njerëzve të rinjë me ideologji të thelluara në Partinë Komuniste dhe të konoslidonte narrativen ideologjike të luftës antifashiste.

Rilindja u përafrua më axhendat politike dominante, ndëshkonte okupimin fashist dhe kornizonte rezistencen përbrenda termave më të gjërë të projektit Jugosllav. Në vitet fillestare, artikujtë e botuar raportonin për mobilizimin e popullatës, ekspozimin e bashkëpunëtorëve, ç’armatimin e grupeve të armatosura dhe sekuestrimin e mjeteve dhe pasurisë së tyre. Krahas kësaj, gazeta po ashtu informonte për tema si reforma bujqësore, rindërtimi i pasluftës, sigurimin e ushtrisë dhe ndihmat për familjet të cilat u ndikuan nga lufta - veçanërisht familjet e partizanëve të rënë dhe komuniteteve të zhvendosura.

Më 29 nëntor 1945, gazeta e shënoi shpalljen e Republikës Popullore Federale të Jugosllavisë si një moment vendimtar. Ajo e portretizoi ngjarjen jo vetëm si një moment historik shtetëror, por edhe si një fitore për vetë Rilindjen, duke e festuar atë si herën e parë që shqiptarët në Kosovë mund të merrnin pjesë në një sistem demokratik me të drejta formale për votë.
Ndërsa Rilindja u shfaq si një simbol i rendit të ri politik, roli i saj nuk ishte neutral. Ajo ishte një organ i transmetimit ideologjik dhe ndërtues i konsensusit, në përputhje me narrativën për transformimin komunist - duke mbështetur unitetin, por shpesh duke përjashtuar hapësirën për mospajtim ose perspektiva alternative.

Cilat ishin tri agjendat kryesore në praktikë?

  • Lufta e Rilindjes kundrejtë analfabetizmit në Kosovë

Një nga rrjedhojat pas përfundimit Luftës së Dytë Botërore ishte se Kosova ballafaqohej me nivele të larta të analfabetizmit ku përafërsisht 90% e popullatës nuk dinte as të lexonte e as të shkruante. Rilindja duke e njohur këtë fakt si pengesë ndaj zhvillimit, u ndërtua në një sistem avokues që udhëhiqte përpjekjen për të zhdukur analfabetizmin.

Një hap simbolik i kësaj përpjekjeje ndodhi në nëntor të vitit 1946 kur 5,000 kopje të Abetares në shqip u botuan në vëllim prej 58 faqesh Shtypshkronjën Shtetërore. Pas dy muajve, më 23 janar të vitit 1946, Rilindja publikoi artikullin e titulluar  “Analfabetizmi asht anmiku i popullit”. Në atë artikull u tregua se më shumë se 20,000 njërëz në Kosovë janë regjistruar në kurse kundër analfabetizmit. Kjo kampanjë u rrit shpejtë në çka njifet tash si vala e parë e edukimit dhe mobilizimit kulturor në Kosovë.

Në vitin shkollor 1949/50, arsimi në shqip ofrohej në 727 shkolla, i’u ofrohej 168,996 nxënësve me ndihmën e 1,095 mësuesve. Në të gjithë Kosovën, përpjekjet për çrrënjosjen e analfabetizmit po zhvilloheshin në një shkallë të paparë në të kaluarën. Gjithsej 2,485 kurse kundër analfabetizmit u zhvilluan në të gjithë krahinën, duke përfshirë më shumë se 52,000 pjesëmarrës të cilët ishin burra dhe gra të grupmoshavë të ndryshmë ku edhe shumica e të cilëve mbanin për hërë të parë laps në dorë. Mësuesit, intelektualët dhe vullnetarët (shumë prëj tyre ishin edhe nga shqipëria) luajtën një rol kryesor në këtë lëvizje masive arsimore. 

Rilindja e mbështete aktivisht këtë levizje, jo vetëm përmes avokimit përmes shtypit por edhe duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme progresin e kurseve kundër analfebitizmit. Me dhjetëra (ndoshta edhe me qindra) artikuj mbulonin përpjekjet kolektive, përfshirjen e mësuesëve dhe angazhimin komunitar. Kjo ndikoi që kampanja të qëndronte në fokus publik dhe i dha vizibilitet punës që po zhvillohej paralelisht edhe në fshatëra edhe në qytete.
Pavarësisht zhvillimit që po ndodhte, sfidat akoma vazhdonin, e veçanërisht ato në arsimin fillor. Në vitin shkollor 1945/46, nga 25,302 nxënës të regjistruar, vetëm 12,213 e përfunduan vitin. Vitin pasues, u regjistruan 45,692 nxënës, prej të cilëve 26,157 ndoqën mësimet rregullisht dhe përfunduan klasën. Deri në vitin 1947/48, nga 51,225 të regjistruar, vetëm 17,421 mbetën të regjistruar deri në fund të tremujorit të parë. Rilindja e trajtoi drejtpërdrejt këtë çështje në një artikull të botuar më 14 prill 1948, duke theksuar se shumë familje shqiptare nuk ishin informuar mjaftueshëm se regjistrimi nuk ishte i vetmi proces që duhet të ndërmerrej — fëmijët duhej që gjithashtu të ndiqnin shkollën në mënyrë të rregullt.

Studentët e parë të Shkollës së lartë Pedagogjike në Prishtinë (“Rilindja”, 19 Qershor, 1959)

Një moment historik i arsimit në shqip ndodhi në vitin 1958, ku nga Gjimnazi i Prishtinës diplomuan gjenerata e parë e nxënësve shqiptarë. Nga 24 nxënës - vetëm dy ishin vajza dhe shumica tjetër vinin nga vende të ndryshme të krahinës. Asnjëri prej tyre nuk ishte nga Prishtina dhe kështu u shënua një pikë kthyese në emancipimin arsimor të shqiptarëve në Kosovë.

  • Kursi i Parë për Gazetari

Në vërën e vitit 1949, u morr vendimi nga Rilindja që të organizoi kursin e parë për gazëtarë të rinjë, sidomos për ata që tanimë punonin në atë fushë. Pasi që Prishtinës i mungonte hapësira e përshtatshme dhe stafi i mjaftueshëm për të udhëhequr kursin, kursi u zhvendos në Graçanicë. Ftesat u dërguan paraprakisht dhe pjesëmarrësit udhëtonin nga Gjakova, Prizreni e qytete të tjera, me cilendo metodë transporti që e kishin të qasshme. Përgjatë ditëvë, pjesëmarrësit u trajnuan në aspektet fillestare teorike që konsiderohen bazë përgaditore e punës në shtyp dhe kështu u vendosën themelet fillestare e zhvillimit të gazetarisë në Kosovë.




  • Rilindja për gruan

Viti 1947 u shënjua nga përpjekjet e shumta që të krijohet një mënyrë e re e jetesës dhe të riformësohen marrëdhëniet sociale ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve. Një nga levizjet më të rëndësishme të atij viti ishtë kampanja e heqjes së shamisë religjioze e kundërshtimi i praktikave religjioze në Kosovë dhe në rajonet e tjera me popullatë muslimane. Më 29 Maj 1947, Rilindja publikoi një raport të detajuar nga një mbledhi e hoxhallarëve dhe shehëve Kosovar. Në një rezolucion të fokusuar në emancipimin e grave muslimane shqiptare në Kosovë, i’u bë thirrje të gjithë muslimanëve shqiptarë që t’i bashkangjitën kampanjës për heqjen e mbulesës. Rezolucioni tentoi të nxitë muslimanët shqiptarë në heqjen e mbulesës religjioze të grave duke thënë se heqja përkon më interesat nacional e shtetëror, dhe mbulesa e bënë të kundërtën. Përgjatë viteve të fundit të 1940 - sidomos gjatë 1948 deri në 1950 - Rilindja vazhdonte vinte theks në rendësinë e thyerjes të traditave të vjetra - avokonte këmbëngulësisht për zhdukjen e praktikave e zakoneve si marrja e gjakut, martesat mes fëmijëve dhe bestytnive të rrezikshme. Duke i parë ato si pengesa të rënda ndaj progresit dhe reformave shoqërore. Më vonë, Rilindja vazhdoi të fokusohej edhe në punësimin e grave përbrenda Rilindjes.

Shtypi i mishëruar: Rilindja e vetëorganizuar



Në fillim, Rilindja ishte një gazetë me vetëm katër faqe dhe me tirazh të kufizuar, e cila palosej me dorë në Prizren. Përgatitja e numrit të parë zgjati 72 orë. 60 numrat e parë u shtypën në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren. Ndërsa numri 61 dhe botimet pasuese u shtypën dhe përgatitën në Prishtinë - fillimisht në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor dhe më pas përmes shtepisë botuese Rilindja. Rilindja funksiononte si gazetë javore  në fillimet e saj. Ajo botohej me katër faqe deri më 27 Qershor 1948, e më pas filloi të dalë dy herë në javë—të enjten dhe të dielën— e vazhdoi me këtë format deri në vitin 1957.

Transformimi i Rilindjes në një institucion vetëqeverisës pasqyronte ndryshimet politike dhe ekonomike në Jugosllavi pas shkëputjes së saj nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1948. E izoluar nga blloku lindor, Jugosllavia nën udhëheqjen e Titos zhvilloi një model unik të socializmit të decentralizuar të bazuar në vetëqeverisjen e punëtorëve. Brenda këtij sistemi, ndërmarrjet (përfshirë institucionet mediatike) menaxhoheshin nga këshillet e punëtorëve të cilat kishin për synim të promovonin demokracinë, produktivitetin dhe barazinë kombëtare.

Ky model u bë thelbësor për Rilindjen pas miratimit të ligjit të vitit 1950 - ligj i cili lejonte kalimin e fabrikave dhe institucioneve nën menaxhimin e punëtorëve. Edhe pse kushtet politike dhe ekonomike në Kosovë ishin të vështira, stafi i Rilindjes e përdori këtë model si një mënyrë për të marrë pjesë në procesin e prodhimit të gazetës dhe të redaktimit. Redaktorët, gazetarët dhe stafi teknik morën pjesë në organet vetëqeverisëse të vendit të punës, duke ndikuar në vendimet që përfshinin jetën shoqërore, politike dhe kulturore.

Lufta për transformimin socialist zhvillohej në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Në bujqësi, për shembull, përpjekjet për të krijuar kooperativa dhanë rezultate të kufizuara. Brenda këtij konteksti, lindi një konflikt i heshtur por i vazhdueshëm - midis forcave progresive që avokonin për vetëqeverisje kundrejtë strukturave të ngulitura burokratike. Në një situatë të tillë, shndërrimi i një gazete në një mjet domethënës të klasës punëtore e cila ishte e përkushtuar ndaj demokratizimit, barazisë kombëtare dhe bashkimit socialist nuk ishte aspak detyrë e lehtë.

Në vitin 1958, Rilindja u zhvendos në Prishtinë në një ndërtesë që më parë ishte burg krahinor. Më 29 nëntor të po atij viti, ajo filloi të botohej si gazetë ditore (përveç të Premteve). Ymer Pula shërbeu si drejtor, ndërsa Asllan Fazliu si kryeredaktor. Botimi i një gazete ditore nën ato kushte në Kosovë ishte një përpjekje e guximshme dhe e vështirë. Vetëm përmes besimit të palëkundur për nevojën dhe ndikimin pozitiv të një shtypi ditor në shqip, arritën të tejkalohen sfidat e mëdha në personel, teknologji, financa dhe organizim. Thuhet se në kohën kur filloi botimi ditor, ekipi punonte me vetëm dy ose tre makina shkrimi.

 Më 3 maj 1961, Rilindja filloi botimin e përditshëm - ditën e njejtë që Tito vizitoi Kosovën. Deri në vitin 1975, gazeta ishte zgjeruar në 16 faqe. Eventualisht u rrit në 20–24 faqe dhe herë pas here edhe në më shumë. Tirazhi mesatar ditor ishte rreth 50,000 kopje ndërsa botimet festive arrinin deri në 250,000 kopje.

Fillimisht, sipas statutit të saj të parë, u krijuan gjashtë OTHPB (Organizata Themelore të Punës së Bashkuar). Më 29 maj 1979, përmes një referendumi publik, punëtorët miratuan integrimin e ndërmarrjes tregtare-botuese “Rilindja” në organizatën më të gjerë. Kjo e çoi numrin total të OTHPB-ve përbrenda në shtatë
Më 12 shkurt 1985, Rilindja shpall zyrtarisht si “Organizata e Punës Botuese-Printuese dhe Grafike RILINDJA”. Brenda kësaj strukture pune, veprimtaritë e rregullta kryheshin nga këto shtatë njësi themelore:

  1. OTHPB e Redaksisë "Rilindja" – për lajmet politike dhe raportazhat ditore
  2. OTHPB e Revistave – për botimin e revistave kulturore, edukative dhe rinore si Jeta e Re, Pionieri, Kosovarja, Shkëndija dhe të tjera
  3. OTHPB e Zërit të Rinisë – e fokusuar në çështje politike dhe shoqërore që preknin të rinjtë
  4. OTHPB e Redaksisë së Botimeve – e fokusuar në libra, letërsi dhe përkthime
  5. OTHPB e Tipografisë – merrej me prodhimin e shtypit me volum e cilësi të lartë dhe ishte njësia më e madhe
  6. OTHPB e Shitjes me shumicë, pakicë, eksport dhe import – merrej me shpërndarjen e librave, teksteve shkollore dhe furniziontë mbi 40 librari në Kosovë dhe rajon
  7. OTHPB e Shitjes dhe Propagandës Ekonomike – merrej me mbikëqyrjen e shitjes me pakicë dhe shpërndarjes së shtypit në më shumë se 350 kioska


Të gjitha këto organizata, përmes marrëveshjeve vëtqeverisësë formuan një bashkëpunim profesional për të zhvilluar detyrat me interes të përbashkët.

Kjo rritje organizative u mbështet nga një kombinim i financimit publik dhe të ardhurave të vetëgjeneruara të cilat rriteshin eksponencialisht. Midis viteve 1981 dhe 1984, të ardhurat e Rilindjes u dyfishuan nga 1.5 miliardë në gati 4 miliardë dinarë. Kjo reflektoi zgjerimin e fushëveprimit të saj si në gazetari ashtu edhe në veprimtari komerciale. Pavarësisht presioneve në rritje ekonomike, modeli i vetëqeverisjes e lejoi Rilindjen të bëhej institucioni më me ndikim i medias shqipe në Jugosllavi, thellësisht i rrënjosur në sferën publike dhe jetën e përditshme në Kosovë.

Rilindja u dha hapin e parë dhe hapësiren plot gazetave dhe revistave të tjera që të botonin përbrenda saj apo veçmas. Ato botime ishin të dedikuara ndaj kulturës, literaturës, artit, edukimit, shkencës, bujqësisë, fëmijëve, rinisë dhe grave. Ato botime (në mes të tjerash) ishin PËRPARIMІ, JETA E RE, FJALA, SHKËNDIJA, ZËRI I RINISË, PIONIERI, KOSOVARJA, BAT, GEP, BUJKU dhe gazeta humoristike THUMBI.

Përgjatë viteve u zhvillua edhe një industri e rendësishme e shtypit krahas Rilindjes. Deri në mesin e 1980, nën ombrellën e saj dhe të publikimeve të integruar, ishin botuar më shumë se 3,200 tituj në shqip, duke u rumbullakësuar në rreth 12 milionë kopje fizike.

Paralelisht më zhvillimet gazetareske, Organizata e Punonjësve Rilindja kultivoi një kapacitet të fuqishëm të prodhimit grafik. Hapësira e printimit dhe shtypit ishte e pajisur me makineri dhe mjete të avancuara. Deri në mesin e 1980, organizata punësoi rreth 1,300 njerëz, ku më shumë se gjysma e tyre ishin puntorë grafik dhe shumica ishin profesionistë më aftësi të larta. Përmes prodhimit të publikimeve dhe grafikës, Rilindja luajti një rol kyç në zhvillimin kulturor të shqiptarëve në Kosovë që nga vitet fillestare të rikuperimit në përiudhën e pas luftës në Kosovë.


Ndërtimi i Pallatit të Shtypit Rilindja



Ideja e një objekti si Pallati i Shtypit që akomodon Rilindjen filloi në vitet 1960.  Kjo iniciativë reflektoi kualitetin e gazetës, rritjen e popullaritetit të saj - si dhe investimin e Jugosllavisë në infrastruktura moderne e socialiste përmes kampanjës së “Vllaznim Bashkimit” dhe motos “Shkatërro të vjetrën ndërto të renë”. Me avokim të drejtpërdrejtë nga punonjësit e Rilindjes tek nivelet më të larta të institucioneve Jugosllave në vitin 1970 filluan planifikime serioze me formimin e një grupi special të ekspertëvë të cilët do zhvillonin projektin dhe të siguronin të ardhurat financiare.

Themeli i Pallatit te Shtypit u vendos në vitin 1972, por për shkak të mungesës të fondeve ndërtimi u ndal për një kohë dhe pastaj vazhdoi prapë në fundin e vitit 1973. Projekti parashihte një objekt i cili do shërbente jo vetëm për nëvojat e shtypit dhe publikimit por edhe për funksione më të gjëra kulturore dhe publikë në Prishtinë. U inspirua dhe udhëzua nga shtëpi botuese të tjera në Jugosllavi, dukë përfshirë Vjesnik (Zagreb), Borba dhe Politika (Beograd), Dnevik (Novi Sad) dhe të tjera.

Pallati i Shtypit u konceptua si një investim afat gjatë, i menduar të shërbejë drejtë zhvillimit të mëtëjshëm të gazetarisë dhe prodhimit të grafikës e shtypit në Kosovë për të paktën edhe 50 vitet e ardhshme. Pas shqyrtimeve të detajuara të programit dhe rregullimeve të nevojshme një model i rishikuar dhe aprovuar nga arkitektët udhëheqës  u dorëzua për ndërtim.

Ndërtesa u projektua nga arkitekti i njohur maqedonas, pedagogu dhe autori Georgi Konstantinovski (i lindur më 29 Korrik 1930). Ai ishte diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (1956), dhe më pas mori titullin Master në Arkitekturë nga Universiteti i Yale-it në vitin 1965. I njohur për punimet e tij të hershme në stilin brutalist, Konstantinovski realizoi dhe përfundoi mbi 450 projekte arkitekturore dhe urbanistike. Secili projekt i tij ishte i karakterizuar nga një ekuilibër mes strukturës, vizionit artistik dhe funksionit. 

Në kohën e ndërtimit të tij, objekti i Rilindjes ishte struktura më e madhe në qendrën e Prishtinës e cila gjithnjë e më shumë po zgjerohej. Aty ishin zyret e redaksisë të tri gazetave në tri gjuhë: Rilindja (shqip), Jedinstvo (Sërbo - Kroatisht) dhe Tan (Turqisht). Kjo simbolizonte kontekstin shumëkulturor të cilit i shërbente Rilindja. Konstantinovski u angazhua me projektin në vitin 1972, pas punës së tij të vlerësuar në Arkivin e Qytetit dhe konviktin e studentëve Goce Delčev.

Ai ishte i interesuar në Projektin e Rilindjes veçanërisht për shkak të shkallës së saj vertikale. Qëllimi i tij ishte të humanizonte arkitekturën moderniste duke marrë parasysh madhësinë e trupit të njeriut e edhe reagimet psikologjike ndaj formës dhe hapsirës. Ai arriti të distancoi veten nga objektitieti i funksionalizmit Bauhaus dhe stileve ndërkombëtare, dukë i lënë hapsirë vetës të eksploroj qasje më eksperimentale dhe subjektive. Dizajni i objektit kishte si një ndër tiparet kryesore dritaret e vendosura vertikalisht përbrenda kornizës së jashtme e cila ishte e betonizuar. Kjo krijonte një sistem modular dhe ritmik. I cili nuk ishte i zhytur në dimensionet standarde industriale por ishtë i zhytur në logjike arkitekturore e cila bazohej në kontekste të veçanta.

Konstantinovski besonte se arkitektura mund të shërbej si fuqi transformuese shoqërore. Ndryshe nga shumica e kolegëve të vet modernist që synonin transformim kolektiv - Kostantinosvki synonte transfromimin përmes një stili përsonal unik i cili mund të shpjegohet si sinqeritet material i mbushur me kumbime të ndryshme emocionale. 

Faza e ndërtimit u shty përpara në mënyrë të konsiderushme në vitin 1974, me ndërtesën e cila i mbulonte mbi 50,000 m², me një shtrirje horizontale prej 120 x 190 metrash e cila në fund arriti në 18 kate (me një lartësi prej 87 metra). Ajo u bë një nga objektet më të mëdha dhe më të avancuara teknologjikisht për shtyp në Jugosllavi. Deri në vitin 1976, departamentet e botimit dhe shtypit të Rilindjes kishin filluar të zhvendoseshin në ndërtesë dhe të instalonin makineritë e nevojshmë. U nisën programe të specializuara dhe bursa studimi në Beograd, Prishtinë dhe jashtë vendit, me qëllim zhvillimin e stafit teknik dhe stafit redaktues në përputhje me standardet bashkëkohore - trajnimi i punëtorëvë të kualifikuar për këto punë ishtë e rëndësishmë për Rilindjen.

Në Mars të vitit 1978, kulla e redaksisë u hap zyrtarisht, ajo akomodonte të gjitha departamentet e Rilindjes - zyret e redaksisë në shqip e edhe repartet e pavarura redaktuese. Deri në vitin 1982, pas integrimit të rrjetit të saj të tregtisë së librave, Rilindja e kishte zgjeruar fuqinë punëtore në mbi 1,200 punonjës, duke e dyfishuar numrin e saj krahasuar me një dekadë më parë.

Rritja financiare e Rilindjes ishtë po ashtu mbresëlënëse. Të ardhurat bruto u rritën nga 83 milionë dinarë në vitin 1972 në mbi 2 miliardë dinarë deri në vitin 1982. Investimi total në Pallatin e Shtypit arriti në 356 milionë dinarë. Ky investim ishte i financuar përmes një kombinimi të kredive bankare, mbështetjes shtetërore, burimeve të jashtme dhe kontributeve të brendshme nga punonjësit e Rilindjes.

Dukë marrë pseudonimin: “qyteti përbrenda një kulmi”, Pallati i Shtypit të Rilindjes u bë shumë më shumë se një pikë qendrore e medias dhe shtypit. Ajo qëndronte si simbol i moderniziit të kulturës, industrializimit dhe profesionalizimit të Kosovës.

Të 90-tat: Rilindja nën kërcënim
Të 90-tat shënjuan dekadën më shtypëse dhe të dhunshmë politikisht në historinë e Rilindjes. Ajo konsiderohej si themeli e shtylla e gaztetarisë dhe publikimeve në shqip. Por në të 90-tat Rilindja u shndërru në një prej targeteve kryesore të kampanjës të Serbisë për të shtypur autonominë e Kosovës dhe të çmontoj institucionet e udhëhequra nga shqiptarët. Pas shfuqizimit të autonomisë të Kosovës në vitin 1989 nga Slobodan Milošević dhe ngritjes së nacionalizmit Sërb, presioni ndaj institucioneve shqiptare u rrit me shpejtësi të madhe. Më 2 korrik 1990, nën orë policore dhe të rrethuar nga forcat ushtarake serbe, 114 delegatë shqiptarë dhe të pakicave të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë.

Rilindja qëndronte fuqishëm përkrah kësaj deklarate si simbolikisht ashtu edhe në redaksion. Botimi i 2 Korrikut i Rilindjes mbante titullin: “Kuvendi i Kosovës i takon popullit dhe vendimet mund të merren vetëm në të sipas vullnetit dhe kërkesave të popullit.” Të nesërmen, më 3 korrik, Rilindja publikoi artikullin “Kosova u shpall subjekt i pavarur dhe i barabartë në Jugosllavi,” duke e paraqitur deklaratën jo vetëm si një akt juridiko-politik, por edhe si një shprehje të vullnetit kombëtar. Tituj si “Fillimi i së nesërmes” dhe “Vetëm përmes dialogut për Jugosllavinë e së ardhmes” u shfaqën krahas raportimeve për mbështetjen e gjerë publike, protestat dhe përkrahjen e sindikatave.

Por ky qëndrim erdhi me çmimin e vet

On July 5, 1990, Serbian forces forcibly shut down Radio Television of Pristina, and within a month, moved to silence Rilindja. On August 8, 1990, Serbian police raided the Press Palace—the towering Rilindja headquarters in Prishtina. A curfew was imposed on the newsroom, and the daily publication was officially banned after its staff rejected Belgrade’s demand to declare the paper the “official organ of the Serbian Parliament.” Rilindja refused. The July 6 editorial, titled “Classic Occupation,” was a bold, public rejection of Serbian attempts to co-opt the newspaper. Editor-in-chief Nazmi Misini and the entire staff stood in defiance—none agreed to serve the occupying authorities. In the wake of the ban, the Rilindja team was expelled from its building, and the institution was stripped of its legal status. But the journalists quickly reorganized. On January 18, 1991, they revived the agricultural weekly Bujku, transforming it into a de facto continuation of Rilindja under a new name to circumvent the ban. Although Bujku was officially licensed, it carried the editorial tone, staff, and spirit of Rilindja. This period also saw further resistance.



Picture from Ilaz Bylykbashi

Më 5 Korrik 1990, forcat sërbe e mbyllën me forcë  Radio Televizionin e Prishtinës. Brenda një muaji ata vazhduan që të tentonin të heshtinin institucionin e Rilindjes. Më 8 Gusht 1990, policia sërbe bastisi Pallatin e Shtypit (zyret qendrore të Rilindjes në Prishtinë). U imponua një orë policore në dhomën e lajmeve dhe publikimi ditor i gazetës u ndalua pasi stafi i punonjësve të Rilindjes refuzuan kërkesën e cila erdhi nga Beogradi. Kjo kërkese thoshte se Rilindja  duhet të dëklaroi gazetën e vet si: “Organ zyrtar i Parlamentit Sërb”. Kryeartikulli i 6 korrikut u titullua: “Okupimi Klasik” dhe u konsiderua si një refuzim i guximshëm publik kundër atentateve të Sërbisë për rrëmbimin e të drejtave të gazetës. Nazmi Misini, (kryeredaktori i asokohe) dhe i gjithë stafi kundërshtonin urdhërat e autoriteteve okupuese. Kur filluan ndalesat e punës ndaj Rilindjes  ekipa e punonjësve u dëbua nga objekti dhe institucioni u zhvesh nga statuti i vet ligjor. Por gazetarët u riorganizuan shpejtë prapë. Më 18 janar 1991, e rikthyen revistën javore bujqësore Bujku dhe e shndërruan në një vazhdimësi defakto të Rilindjes. Kjo u bë në mënyrë që t’i ikin vendimeve të ndalimit të publikimit dhe punës - dukë publikuar artikujt e Rilindjes në Bujku. E cila kishte liçence zyrtare dhe arriti të mbajë shpirtin, stafin dhe tonin unik të gazetës Rilindja. Kjo periudhë u shënjua me rezistencë të mëtutjeshme.
Në vitin 1993, pasi autoritetet Sërbe tentuan ë vendosnin në drejtor Sërb dhe të riemëronin Rilindjen në shtëpinë publikuese “Panorama”, ekipi i redaktimit organizoi një grevë urie brenda Pallatit të Shtypit. Kjo grevë u udhëheq nga Adem Demaçi, zgjati më shumë se një javë dhe kishtë përkrahje nga dhjetëra gazetarë. Përfundoi pa ndonjë fitore, por stafi vazhdoi të publikoi nën emrin e Bujku në vitin 1991. Ata përballeshin me cenzurë, kërcënime dhe pengesa nga më të ndryshmet. Artikujt e kontributet shkruheshin e redaktoheshin në shtëpi private në mënyrë klandestine. E ne anën tjetër snajperistat Sërb po sulmonin Pallatin e Shtypit. Pavarësisht situatës në Kosovë, Rilindja vazhdoi jetëgjatësinë e vet jashtë saj. Në vitin 1992, një ekip u shpërngul në Aarau, Zvicër, ku Rilindja në Mërgim u publikua. Ata bashkëpunonin afërsisht me Bujkun në Kosovë dhe publikuan e shpërndanë artikujt e njejtë. Rilindja në Aarau printone rreth 12,000 tirazhe në ditë, të cilat pastaj distribuoheshin në SHBA, Evropë dhe Australi. Qellimi i saj ishte që të mbantë diasporën shqiptare të informuar për zhvillimet në Kosovë dhe të angazhoi komunitetet ndërkombëtare - njëkohësisht dukë shërbyer si burim i rëndësishëm i avokimit, informatave dhe lajmeve. Rilindja në Aarau vazhdoi punën deri në vitin 1996. Në ndërkohë, Rilindja faktikisht operonte prej Tiranës në shqipëri. Pavarësisht kushteve të rënda të punës dhe ekzistencës, ekipa e Rilindjes në Kosovë dhe jashtë saj vazhduan publikimin deri në ditët e fundit  para intervenimit të NATO-s në Mars të vitit 1999.

Rilindja Pas Luftës në Kosovë
Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, gazeta Rilindja (dikur botimi shqip me më së shumti influencë në Jugosllavi) rifilloi përkohësisht botimin e saj të përditshëm. Ajo u shfaq sërish më 12 qërshor 1999, në të njëjtën ditë kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë, duke shënjuar një kthim simbolik të shtypit të lirë shqiptar pas gati një dekade shtypjeje të dhunshme. Megjithatë, ringjallja e Rilindjes pas luftës u përballua shpejtë me realitetin e tranzicionit ekonomik të Kosovës dhe administrimit ndërkombëtar.

Sipas Rregullores 1999/1 të UNMIK-ut, e gjithë prona publike e regjistruar në emër të ish-shtetit jugosllav apo institucioneve të tij kaloi nën kujdestari ndërkombëtare. Rilindja si ndërmarrje shoqërore, u vendos nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) në vitin 2002, bazuar në Rregulloren 2002/12 të UNMIK-ut. Detyra e AKM-së ishte administrimi dhe më pas privatizimi i këtyre ndërmarrjeve. Megjithatë, në praktikë, ky proces privatizimi që udhëhiqej ndërkombëtarisht u shoqërua me paqartësi mbi pronësinë, pasiguri ligjore dhe përjashtim të akterëve lokal - përfshirë punonjësit e Rilindjes.

Më 21 shkurt 2002, UNMIK-u ndërpreu papritur furnizimin me energji elektrike të Pallatit të Shtypit, dhe e mbylli objektin me grila të hekurit. Gazetarët u dëbuan me forcë dhe shumë prej tyre refuzuan të japin dorëheqje. Gazeta e përditshme ndërpreu botimin, por redaksia vazhdoi të prodhojë numra të veçantë të cilet mbusheshin me nuanca protestuese e rebeluese herë pas here - veçanërisht gjatë momenteve me rëndësi kombëtare - si shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë u bë strategjia qendrore ekonomike e zbatuar nga UNMIK-u dhe Shtylla IV e BE-së, pavarësisht kritikave të gjera që pranonin. Vendimet merreshin nga jashtë, shpesh pa u konsultuar me institucionet apo opinionin publik të Kosovës. Rasti i Rilindjes nuk ishtë ndryshe. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), që pasoi AKM-në në vitin 2008, e vendosi ndërmarrjen grafike të Rilindjes në likuidim në vitin 2014, ndjekur nga ndërmarrja e gazetës në vitin 2017. Në vend që të ringjallte infrastrukturën botuese të Kosovës, ky proces e reduktoi Rilindjen në një dosje administrative që priste shitjen e aseteve dhe shlyerjen e kreditorëve.

Në ndërkohë, Pallati i Shtypit iu nënshtrua një transformimi radikal arkitekturor - u shndërrua në një objekt shabllon i zyreve qeverisëse. U bë shembull i turbo - arkitekturës të stërmbushur me xhama e shkelqime dhe e humbi përfundimisht identitin primar të strukturës origjinale. Siç tha Konstantinovski gjatë një vizite në vitin 2014: “Nuk e njoh më”.

Në vitin 2014, qeveria e shpronësoi Pallatin e Shtypit që të akomodoi institucionet shtetërore. Tani për tani, këto ministri janë të vendosura në ish Pallatin e Shtypit: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në mënyre ironike,  në vitin 2021 Agjensia e Privatizimit të Kosovës i shpërnguli zyret e saj në po ato dhoma që Rilindja punonte. Deri në vitin 2022, objekti u transferua nga APK tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ky proces i likuidimit nuk ishtë proces privatizimi në sensin tradicional por përkonte më shumë me një përfundim të ndonjë procesi administrativ. Përgjatë të cilit ish pnëtorët u bënë kreditorë më të drejta ndaj një pjese të aseteve të objektit. Objekti u rifunksionalizua dhe ish puntorët e Rilindjes u lanë anash. Edhe pse ligjërisht ju takonte 20% e vlerës së ndërrmarrjes më ane të ligjit të privatizimit - kishin kaluar plot vite pa pagesë pas rialokimit të fondeve. Ish puntorët kohë pas kohë kanë ngritur padi në Dhomën Speciale të Gjykatës Kushtetuese që të marrin çfarë iu takon, përfshirë këtu edhe 20 përqindëshin e vlerës së ndërmarrjës dhe njohjen e punës e mundit të tyre përgjatë kohës së okupimit. Punë për të cilën disa ish punëtorë marrin pension prej vetëm 100 euro në muaj. Për shumë prej ish puntorëve lufta e tyre nuk është veçse për të drejta ligjore  - por edhe për ruajtetn e dinjitetit të një institucioni i cili më hërët mishëronte një testament kolektiv të një kombi në konflikt.


Rilindja nën Përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës: Përqëndrimi rreth Themelimit të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës

Ministri i tanishëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka iniciuar dhe inverstuar më shumë se çdo ministër tjetër në ruajtjen e trashëgimisë - dhe ky është fakt. Strategjia e tij kulturore theksonte krijimin e institucioneve të qëndrueshme, por fatkeqësisht kjo strategji ka dështuar në inkorporimin e një përspektive të qëndrueshme në kontekste më të gjëra shoqërore, kulturore, artistike dhe arkitekturore në Kosovë.


Një shembull i një investimi kaq të madh institucional në kulturë, si një qasje e qëndrueshme, ishte inicimi i Manifesta 14 Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe nën iniciativën e Yll Rugovës, atëherë Drejtor i Kulturës në Prishtinë. Ministria ju bashkua këtij projekti si një metodë për rigjallërimin e hapësirave urbane dhe për mbështetjen e themelimit të një Muzeu të Artit Bashkëkohor në Kosovë. Megjithatë, këto vizione ishin jetëshkurtra, pasi Fondacioni Manifesta kishte një vizion më dominues dhe më të qartë për atë që nevojitej në Kosovë. Fondacioni Manifesta me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportëve, përvetësuan diskursin lokal rreth hapësirës publike, duke neglizhuar drejtpërdrejt çdo iniciativë lokale në Kosovë, të cilat prej vitesh punonin aktivisht në rivitalizimin e hapësirave publike përmes komunitetit dhe qasjeve të qëndrueshme lokale — iniciativa të cilat asnjë institucion në Kosovë nuk i kishte mbështetur drejtpërdrejt për të garantuar qëndrueshmërinë e tyre. Megjithatë, të gjitha këto institucione besuan se një organizatë si Fondacioni Manifesta do të ishte ajo që do të krijonte qëndrueshmëri në sferën kulturore në Kosovë. Thuhet se mbi 4 milionë euro iu besuan dhe u investuan në Manifesta 14 Prishtina.

Në vend që të mbështeste krijimin e një Muzeu të Artit Bashkëkohor — gjë që mund të kishte qenë brenda ekspertizës së tyre dhe mund të kishte rezultuar në diçka më të qëndrueshme — Manifesta 14 Prishtina themeloi Qendrën për Praktikë Narrative si një trashëgimi institucionale në hapësirat e ish-Bibliotekës Hivzi Sylejmani. Ndërsa qendra kishte për qëllim të përfshinte praktikat letrare, fokusi i saj më i gjerë ishte në një qasje ‘gjithëpërfshirëse’ dhe ndërdisiplinore ndaj angazhimit të komunitetit dhe shprehjes artistike — duke reflektuar një trend tipik të organizatave artistike neoliberale në dekadën e fundit, veçanërisht në kontekstin imperial të organizatave perëndimore që veprojnë në Kosovë.

Vetëm financimi i kësaj qendre—që kishte për qëllim krijimin e një institucioni të qëndrueshëm—i kushtoi Kosovës qindra mijëra euro. Pas përfundimit të Bienales së Manifestës, individë të ndryshëm të pavarur nga komuniteti artistik i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës, e instrumentalizuan iniciativën dhe shpërfillën zërat kritikë që kishin paralajmëruar për qasjen e saj menaxheriale të paqëndrueshme. Vetëm një vit pas Bienales, skepticizmi rreth drejtimit menaxherial të qendrës doli të ishte i saktë, ku qendra u mbyll dhe ende sot mbetet jofunksionale.

Përgjatë hapjes së Manifesta 14 Prishtina, institucionet e Kosovës - veçanërisht Ministria e Kulturës - dukej se e pranonin se asnjë rezultat i qëndrueshëm nuk do të rezultonte nga ky investim. Si pasojë, ata e zhvendosën fokusin e tyre në vizibilitetin ndërkombëtare që Manifesta i kishte dhënë Kosovës dhe ndikimin e saj të perceptuar në skenën artistike, ndërkohë që mbetën të heshtura e krejt diplomatikë në publik.

Me këtë qasje diplomatike Ministria shfrytëzuan këtë momentum për të organizuar konferencën e parë publike që njoftonte për nismën e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës — edhe një herë të iniciuar dhe të udhëhequr nga Yll Rugova. Eventi synonte kishe të përfshinte komunitetin më të gjerë dhe qarqet artistike të lidhura me Manifesta 14 në një diskutim të hapur. Megjithëse iniciativa ishte ende e paqartë në vitin 2022, kjo konferencë ishte e pastrukturuar dhe kaotike, duke ofruar iluzionin e përfshirjës së publikut, por nga një perspektivë e jashtme shihej shumë qartë si një performancë — një spektakël i tokenizmit institucional.

Megjithatë, në tetor 2023, Ministria u shfaq më e vendosur, duke bërë një njoftim përmes një eventi publik që sqaronte se si dhe nga kush do të drejtohej muzeu.

Ata deklaruan se:

Muzeu ka qenë ide e iniciuar 23 vite më parë dhe për 17 vitet e fundit, vendi ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme për ndërtimin e tij edhe pse të gjitha kanë dështuar. Muzeu i Artit Bashkëkohor është një institucion me rëndësi të madhe për kulturën e Kosovës, veçanërisht për artet pamore. Që nga iniciativat e hershme në vitet 1970 e deri te planet e fundit për ndërtimin e një objekti të ri, këto dy dekadat e fundit janë shënuar nga sfida të vazhdueshme që kanë penguar themelimin e një institucioni të tillë.

Këshilli iniciues për Muzeun e Artit Bashkëkohor u themelua me vendim të ministrit Hajrulla Çeku nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë më 31 maj 2022 (Nr. 75/2022). Anëtarët e tij janë: Yll Rugova (Kryetar), Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Salihu Hoxha, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi si përfaqësues i MKRS-së. Anëtare pa të drejtë vote: Rozafa Imami (MKRS); Sekretare: Arbenita Nuza (MKRS).

Yll Rugova deklaroi më tëj se ekipa e formuar kanë mbajtuar takimë të rregullta, kanë organizuar punëtori dhe kanë punuar në grupe. Si rezultat, shpallja e thirrjes për aplikime për fazën arkitektonike të objektit planfikohej të bëhej në qërshor të vitit 2024 dhe ndërtimi pritet të filloi në gusht të vitit 2025.

U konsideruan tri lokacionë për ndërtimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor. Në këtë deklaratë publike u tha se ish Shtëpia Botuese Rilindja është hapësira më e dëshiruar. Por, ajo ishte nën pronësinë e Ministrise së Punëvë të Brendshme në atë kohë dhe vendimi përfundimtar është në pritje të konfirmimit - tha Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku në vitin 2023.  Ndërsa në dhjetor të vitit  2023, po kjo ministri publikoi në faqen e saj zyrtare koncept dokumentin që paraqet vizionin themelues për Muzeun e Artit Bashkëkohor të Kosovës, nën emrin RILINDJA.

Përbrenda këtij koncept dokumenti thuhet se:

"Pas shumë diskutimeve të Këshillit Inicues të MABK, ekspertë të arkitekturës dhe urbanizmit, ekspertë të fushës së artit dhe kulturës, kemi ardhur deri te vendimi që ish-shtypshkronja Rilindja të përvetësohet si ndërtesë për MABK." (Koncept-dokumenti MABK – Rilindja, f. 21)

Ata po ashtu shtojnë se: «Gjatë 20 viteve të fundit, ndërtesa e ish shtypëshkronjës është shfrytëzuar për funksione të ndryshme. Ndryshimi i funksioneve të ndërtesës ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme strukturore dhe të fasadës. Prandaj muzeu në Rilindje ka potencial që ta ruaj më së miri të kaluarën e trashëguar të këtij monumenti me rëndësi shtetërore, duke dashur të ndërtojë mbi të kaluarën e saj dhe t’i mundësojë jetesë me reflektime kritike në të ardhmen ».

Kurse për bashkëpunimet specifike lidhur me veprimtarinë historike të Rilindjes, brenda dokumentit të tyre konceptual përmendin vetëm bashkëpunëtorë si "Arkivi Rilindja", për kujtesën infrastrukturore të ndërtesës së muzeut. Ata shkruajnë se «kjo hapësirë do të jetë ndryshe nga çdo hapësirë ekzistuese në MABK, duke treguar qartë në hyrje se hapësira paraqet pasqyrim historik te ndërteses. Iniciativat e mbledhjes së arkivit të Rilindjes do të integrohen për të krijuar sinergji të re në shpërfaqjen e historisë së ndërtesës dhe institucionit më të rëndësishëm kulturor që ka funksionuar aty». Gjithashtu përmendet edhe iniciativa "Hapësira" si një nga iniciativat që ka shfrytëzuar hapsirën për të organizuar neja elektronike - këto planifikojnë të i inkuadrojnë në program të muzeut.

Megjithatë, nuk janë marrë hapa konkret në diksutime publike dhe përfshirjen e individëve dhe profesionistëvë të komunitetit letrar dhe publicistik. Ky koncept dokument përfshin edhe inciativat të cilat thuhet se i kanë përfshirë si, Arkivi Rilindja, ku themeluasja e tij, Ervina Halili, deklaroi se nuk u kontaktua apo konsultua nga Ministria apo ndonjë person tjetrën në procesin e zgjedhjes së Rilindjes si lokacioni i muzeut. Në një bisedë personale më kryesuesin e muzeut, Yll Rugova, mu tha që interesi i tyre në Rilindje lindi nga dëshira që të parandalojnë rikthimin e asaj infrastrukture në zyre dhe të krijojnë një ambient të qasshëm për publikun.

Ndërkohë, bisedat me studiues privatë dhe ish-punëtorë të Rilindjes janë të ndryshme nga njëra tjetra. Disa studiues shprehin mbështetje të kujdesshme për iniciativën, duke theksuar se më shumë preferojnë të këtë diçka të vogël që bëhet sesa të mos bëhet asgjë hiç. Në kontrast, shumë kritikë letrarë, shkrimtarë dhe ish-punëtorë të Rilindjes e konsiderojnë vendimin për të vendosur Muzeun e Artit Bashkëkohor në ndërtesën e Rilindjes fyes. Veçanërisht sepse askush nga komuniteti i tyre nuk është konsultuar. Nëse ka pasur ndonjë konsultim ato nuk janë bërë publike. Për më tepër, asnjë profesionist me ekspertizë në rëndësinë historike apo kulturore të Rilindjes nuk është përfshirë në komitetin iniciues të muzeut.
Grupi punues i dokumentit konceptual të muzeut, i quajtur “Kontekste të Arkitekturës”, i cili përfshin Valdete Pacollin dhe Sislej Xhafën (me këshilltarët e jashtëm Yehuda Safran, Alenka Gregorič, Jernej Šipoš dhe Boris Matić), por ai grup nuk përfshin askënd me një prapavijë profesionale që mund të trajtojë implikimet e vendosjes së Muzeut të Artit Bashkëkohor brenda ambienteve të Rilindjes. Veçanërisht edhe duke marrë parasysh që shteti i Kosovës ende nuk e ka njohur zyrtarisht ndikimin e thellë të Rilindjes në shoqëri.

Kur i verbalizova këto shqetesime tek Drejtorja e tanimshme e muzeut, Arlinda Hajrullahu, ajo tha se ministria planifikon të hapë një thirrje në shkurt të vitit 2025 dhe te ftoj hulumtues dhe arkitekt që të dokumetojnë historikun e arkitekturës së Rilindjes. Ajo po ashtu deklaroi se makinat e shtypit të mbetura të Shtëpisë së Shtypit të Rilindjes do të jënë të vendosura në hapsirat e muzeut - kjo në mënyrë që të ekspozoi ekzistencën e Rilindjes përbrenda objektit. Mirëpo, ajo pranoi se një ‘hulumtim’ më i thellë në aktivitetet kulturore të Rilindjes - ndoshta iniciativa më e vjetër e këtij soji në Kosovë - nuk është planifikuar. Aktualisht kjo thirrje akoma nuk është publikuar në ndonjë faqe zyrtare. 

Në ndërkohë, çka është publikuar në faqe zyrtare është thirrja për llogon zyrtare të muzeut - iniciativë e cila përfundoi si situatë kontroverse pasi që llogoja fituese u kritikua gjerësisht për plagjiaturë. Megjithatë, përbrenda kësaj thirrje Ministria ka vendosur që të mos emëroj titullin sipas Rilindjes por ti referohen vetëm si Muzeu i Artit Bashkëkohor të Kosovës (MBAK).

Përderisa tani ish-anekset e shtypshkronjës "Rilindja" janë nën mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si monument i trashëgimisë kulturore dhe pritet të shndërrohen në hapësira të MBAK-ut, duhet të pyesim: nën çfarë preteksti po zaptohet kjo trashëgimi? Është thellësisht kontradiktore dhe ironike që, ndërsa Ministria deklaron se arkitektura e Rilindjes ka vlerë të trashëguar për shtetin e Kosovës, ajo njëkohësisht nuk e pranon kontradiktën: nëse arkitektura e Rilindjes është me të vërtetë e një rëndësie të tillë, atëherë pse vetë iniciativës nuk i është dhënë hapësira, burimet dhe autoriteti - përmes profesionistëve të saj - për të përcaktuar se si trashëgimia e saj duhet të ruhet dhe t'i paraqitet publikut?

Dhe ndërsa përkrahësit e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës deklarojnë se marrin përgjegjësinë për ta kryer këtë detyrë në emër të dinjitetit të Rilindjes, shtrohet pyetja: si ia kanë dhënë vetes këtë autoritet? A nuk është paradoksale - madje naive - të supozohet se një muze, koleksioni historik i të cilit fillon vetëm në vitet 1990, mund të përfaqësojë në mënyrë të drejtë trashëgiminë letrare dhe kulturore të Rilindjes, e cila parashtrihet për më shumë se gjashtë dekada?

Për më tepër, çdo diskutim mbi trashëgiminë e Rilindjes në lidhje me themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës bëhet joproduktiv në momentin që degradon në një binar të rremë – duke debatuar legjitimitetin e një nisme në kurriz të tjetrës. Çështja e vërtetë qëndron diku tjetër: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lejuar pa kujdes që trashëgimia e Rilindjes të përfshihet në një bashkim jo koherent të narrativave historike dhe mandateve profesionale të pamerituara. Duke vepruar kështu, ajo ka bashkuar dy trajektore thellësisht të ndryshme në një kompromis sipërfaqësor – Muzeu i Artit Bashkohorë si një projekt tjetër që duket se nuk është iniciuar as për të nderuar historinë e artit bashkëkohor, e as për të nderuar historinë e Rilindjes, por për të ofruar mjaftueshëm simbolizëm për të shmangur përgjegjësinë e një qasje maniake të institucionalizimit.

Shtëpia e Shtypit Rilindja
Meqenëse ende nuk është krijuar asnjë institucion për të arkivuar dhe dokumentuar zhvillimin historik të shtypit në Kosovë dhe ndikimin e tij në institucionalizimin e gjuhës shqipe, një pjesë thelbësore e identitetit të vendit mbetet e panjohur - domethënë, shtypi si një mjet themelor në formësimin e vetëdijes kombëtare. Pavarësisht kontradiktave dhe të metave të tij politike, Rilindja qëndron si iniciativa kulturore më e hershme dhe më e qëndrueshme e Kosovës në këtë drejtim. Siç argumentoi Benedict Anderson, formimi i çdo shteti kombëtar ka qenë i kushtëzuar nga shfaqja e kapitalizmit të shtypit - dhe në mënyrë të ngjashme, në rastin e Kosovës, ideja e kombit do të kishte qenë e paimagjinueshme pa rolin e Rilindjes në ruajtjen e një identiteti të dallueshëm kombëtar shqiptar. 

Ndërsa sot, ndërtesa e Rilindjes qëndron si përfaqësimi më i qartë i atij formësimi shtetëror: e lënduar, e zhveshur nga origjinaliteti i saj estetik dhe material. Por, historikisht simbolike. Të themelosh Muzeun e Artit Bashkëkohor mbi trashëgiminë e Rilindjes - pa e njohur themelin e saj kulturor dhe historik - do të nënkuptontë aktin përfundimtar të neglizhencës institucionale. Do të shënonte momentin kur institucionet dhe elita kulturore e Kosovës, në mënyrë kolektive, braktisën dimensionin gjuhësor të identitetit kombëtar - themelin e vet shtet-kombit.

Në vend që të qëndrojmë të heshtur apo të pranojmë pasivisht këtë realitet, ne kemi zgjedhur që pavarësisht ndikimit të kufizuar që mund të kemi - të veprojmë. Kemi zgjedhur të flasim, në vend që të pranojmë në heshtje edhe një përpjekje tjetër për të na bindur se “më mirë diçka sesa asgjë.” Si në mënyrë imagjinative, ashtu edhe në praktikë, të frymëzuar nga thirrja e Ervina Halilit që Rilindja të ri-themelohet si Shtëpia e Librit, ne në Potpuri e kërkojmë ish-aneksin e shtypshkronjës së Rilindjes si hapësirën për një Shtëpi të Shtypit të ardhshme - një që mban emrin Rilindja dhe e mbron trashëgiminë e saj me integritet dhe qëllim.

Ku Është Rilindja?

Këtu i kemi listu institucionet dhe iniciativat të cilat përgjatë viteve e kanë bërë të qasshme trashëgiminë e Rilindjes tek publiku - edhe pse asnjëra nuk jep një qasje të plotë të saj. Në përputhje me misionin e Potpuri-së, në synojmë të përkrahim dhe facilitojmë bashkepunimë të mëtutjeshme në të ardhmën që mund të na çojnë deri të një inicidativë e cila i dedikohet krijimit dhe mirëmbajtjes të një arkive publike dhe të qasshsme të trashëgimisë së Rilindjes. 

  • Arkivi Shtetëror i Kosovës

Arkivi Shtetëror i Kosovës mban koleksionin më të madh të botimeve të Rilindjes. Arkivi është i hapur për publikun dhe çdo individ i interesuar mund të kërkoi qasje në materialet e arkivës. Sipas institucionit, Rilindja mbetet ende burimi më i kërkuar dhe më i përdorur për kërkime nga koleksioni i tyre. Për më shumë, arkivi ka shpallur plane për të ndërmarrë një digjitalizim të plotë të arkivit të gazetës Rilindja në një të ardhme të afërt.

Më poshtë është një listë e të gjitha botimeve të lidhura me Rilindjen, për të cilat arkivi ka kopje fizike:

  • Rilindja (1945–1986)
    • Note: Viti 1945 është i paplotë, por arkivi është institucioni i vetëm që ruan kopjen e parë të shtypur të Rilindjes.
    • Numra që mungojnë: Korrik–Nëntor 1967, Janar–Prill 1985, Qërshor–Nëntor 198
  • Zëri i Rinisë (1958–1979)
    • Vetëm numra specifik..
  • Përparimi (1946–1970)
    • Vetëm numra specifik.
    • Numra që mungojnë: 1949–1955, 1961, 1963–1967.
  • Jeta e Re (1951–1970)
    • Volume specifike..
    • Numra që mungojnë: 1956–1957.
  • Bota e Re (1970–1970)
    • Viti 1971 mungon.
  • Shkëndija (1972–1974)
    • Një vëllim për çdo vit.
  • Pionieri (1958–1965)
    • Një vëllim për çdo vit.
  • Fjala (1968–1972)
    • Një vëllim për çdo vit.
  • BAT (1972)
    • Një vëllim.
  • Jedinstvo (1945–1948)
    • Mungojnë: 1950, 1953–1955, 1960, and 1963.

  • National Library of Kosovo ‘Pjetër Bogdani’

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka mijëra numra të Rilindjes në koleksionin e saj dhe çdo ditë lexues të ndryshëm kërkojnë numra të veçantë në Sektorin e Shërbimeve për Përdoruesit. Për t’u përshtatur me nevojat e përdoruesve të sotëm, Biblioteka Kombëtare e Kosovës tashmë ofron në platformën e vet digjitale gazetën e digjitalizuar, nga numri i saj i parë deri te numri i datës 15 mars 1983, nga fondi i koleksionit të bibliotekës. Këtu mund të gjëni gazetën e digjitalizuar: https://bibliotekadigjitale-ks.org/dashboard 

  • Biblioteka Rajonale e Aargau

Për shkak të veprimtarisë botuese të Rilindjes në mëgrim midis viteve 1992 dhe 1996 ku ajop u shtyp për disa vite në Zofingen të Aaraus, kështu Biblioteka Rajonale e Aaraus ka arkivuar pothuajse të gjithë numrat fizikë të kësaj periudhe në koleksionin e saj. Pas një kërkese nga Kolektivi Potpuri drejtuar Departamentit të Arsimit, Kulturës dhe Sportit të Kantonit të Aaraus, Drejtorja e Koleksionit dhe Arkivit u shpreh e gatshëme të mbështesë digjitalizimin e këtij koleksioni. Nën menaxhim të Kolektivit Potpuri, digjitalizimi do të zhvillohet në Bibliotekën Rajonale të Aaraus, dhe ku më tutje do t’i dorëzohet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për të kontribuar në krijimin e një arkivi digjital të plotë të Rilindjes.

  • Platforma e Librave Digjital - FLOSSK

Ky projekt kishte për qëllim digjitalizimin e gazetës Rilindja përmes platformës së librave të digjitalizuar: books.flossk.org. Përbrenda kësaj platforme, janë në dispozicion online kopje të skanuara sporadikisht të numrave të Rilindjes, që përfshijnë periudhën nga viti 1948 deri më 30 dhjetor 1988. Po ashtu, edhe gazeta alternative Bujku, e konsideruar si një vazhdimësi e Rilindjes gjatë viteve të 90-ta është e qasshme në këtë platformë, me kopje të skanuara sporadikisht nga data 18 janar 1991 deri më 30 dhjetor 1998.

  • Studiuesit e pavarur dhe koleksionistet privat

  1. Rilindja mbetet një nga iniciativat më pak të hulumtuara në Kosovë, megjithëse shpesh përmendet nga studiuesit si i vetmi burim arkivor gjithëpërfshirës që dokumenton një periudhë të rëndësishme të historisë së vendit. Studiuesja kryesore e përkushtuar ndaj kësaj trashëgimie është Ervina Halili, e cila udhëheq platformën Arkivi Rilindja (arkivirilindja.com). Përmes punës së saj - edhe pse ende nuk është e qasshme për publikun - ajo ka hartuar dhe dokumentuar gjerësisht aktivitetet e Rilindjes, duke mbledhur materiale nga shumë dimensione të saj. Veçanërisht, ajo ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të shpëtuar makinat e fundit të shtypshkronjës së Rilindjes, të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte planifikuar t’i shiste për hekur. Këto makina tani janë përvetësuar nga Muzeu i Artit Bashkëkohor të Kosovës.
  2. Së fundmi, një projekt hulumtuesi bazuar në intervista personale me ish-punëtorë të Rilindjes është realizuar nga Elisa Maxhuni dhe Tringa Sefedini. Intervistat janë publikuar në formatin e një gazete me titullin Radhitje në Plumb, Germë për Germë, si një homazh për punën dhe trashëgiminë e Rilindjes.
  3. Shumë ish-punëtorë të Rilindjes dhe individë kanë ruajtur botime sporadike dhe fragmente nga trashëgimia e saj. Disa prej të cilëve shfaqen shpesh në televizione apo rrjete sociale. Një thirrje publike për të mbledhur këto materiale mund të ndezë dhe të jap ende shpresën për ndërtimin e një arkivi më të pasur dhe gjithëpërfshirës të Rilindjes - sidomos me mbështetjen e vazhdueshme të këtyre individëve.

  • Oral History Kosovo

Iniciativa për Histori Gojore është një kolektiv studiuesish nga gjenerata, kombësi dhe specializime të ndryshme. Misioni i tyre është të dokumentojnë histori të njerëzve që ndërthuren me historinë më të gjerë të Kosovës dhe ngjarjet globale. Një veçanti e kësaj nisme, në krahasim me përpjekjet e tjera të ngjashme, është se inicativa ka ruajtur histori personale nga një numër të konsiderueshëm intervistash me ish-punëtorë dhe autorë të Rilindjes, të cilat janë të qasshme online në: oralhistorykosovo.org.

Në kuadër të kampanjës #KuËshtëRilindja dhe për të ndjekur punën e Potpuri pasurimin e njohurive e informatave publike rreth Rilindjes dhe për t'u mbajtur të informuar për zhvillimet e ardhshme, ju ftojmë të na bashkoheni në ndërtimin e një hapësire për diskutim, transparencë dhe përfshirje. Me këtë platformë, shpresojmë të nxisim fillimin e një vizioni më konkret për Rilindjen. Një vizion që siguron vendin e saj të shumë merituar si për publikun ashtu edhe për institucionet dhe nevojën për të pasur një arkiv konsistent së trashëgimisë së Rilindjes të qasshëm për publikun. Të gjitha përditësimet dhe zhvillimet e ardhshme do të publikohen këtu:













Potpuri është një platformë e pavarur botuese dhe iniciativë bashkëpunuese e fokusuar në metodologjitë eksperimentale të kërkimit, gazetarisë investigative dhe prodhimit. Fokusi i procesit të punës së Potpurit është nxitja e metodologjive kolektive në praktikat e botimit për prodhimin e gazetave fizike. Kolektivi Potpuri është i bazuar ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, aktiviteti ynë kërkon tema dhe urgjenca të përbashkëta sociale si ringjallja e shtypit të shkruar në Kosovë, mungesa e hapësirave institucionale reflektuese për diasporën shqiptare në Zvicër, politikat dhe dukuritë sociale nën përvojat migratore, dhe më e rëndësishmja sigurimi i një hapësire mikpritëse për shprehjet e zërave të padëgjuar brenda mjediseve komerciale.
Potpuri is an independent publishing platform and collaborative initiative focused on experimental methodologies of research, investigative journalism and production. The focus of the work-process of Potpuri is the fostering of collective methodologies in publishing practices for the production of physical newspapers. Potpuri collective is based between Kosovo and Switzerland, our activity seeks for common social themes and urgencies such as the revival of printed press in Kosovo, the absence of reflective institutional spaces for the Albanian diaspora in Switzerland, the politics and social phenomena under migratory experiences, and most importantly providing a welcoming space for expressions of voices unheard within commercial settings.
Potpuri ist eine unabhängige Veröffentlichungsplattform und Initiative, die sich auf experimentelle Forschungsmethoden, investigativen Journalismus und Produktion konzentriert. Der Schwerpunkt des Arbeitsprozesses von Potpuri liegt in der Förderung kollektiver Methoden der Verlagspraxis für die Produktion von Zeitungen. Das Potpuri-Kollektiv arbeitet im Kosovo und der Schweiz. Unsere Themen und Dringlichkeiten wie der Wiederbelebung der gedruckten Presse im Kosovo reichen von dem Fehlen reflektierender institutioneller Räume für die albanische Diaspora in der Schweiz und den sozialen Phänomenen der Migrationserfahrungen. Ein Raum für Ausdruck von Stimmen, die in kommerziellen Umgebungen häufig ungehört bleiben.

This edition was produced with the financial support of the European Union, Provitreff Verein and ici. here together. The content of this publication is the sole responsibility of NGO Rritu and NAFAKË and does not necessarily reflect the views of the European Union or any other funding body.

           
Potpuri është një platformë e pavarur botuese dhe iniciativë bashkëpunuese e fokusuar në metodologjitë eksperimentale të kërkimit, gazetarisë investigative dhe prodhimit. Fokusi i procesit të punës së Potpurit është nxitja e metodologjive kolektive në praktikat e botimit për prodhimin e gazetave fizike. Kolektivi Potpuri është i bazuar ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, aktiviteti ynë kërkon tema dhe urgjenca të përbashkëta sociale si ringjallja e shtypit të shkruar në Kosovë, mungesa e hapësirave institucionale reflektuese për diasporën shqiptare në Zvicër, politikat dhe dukuritë sociale nën përvojat migratore, dhe më e rëndësishmja sigurimi i një hapësire mikpritëse për shprehjet e zërave të padëgjuar brenda mjediseve komerciale.
Potpuri is an independent publishing platform and collaborative initiative focused on experimental methodologies of research, investigative journalism and production. The focus of the work-process of Potpuri is the fostering of collective methodologies in publishing practices for the production of physical newspapers. Potpuri collective is based between Kosovo and Switzerland, our activity seeks for common social themes and urgencies such as the revival of printed press in Kosovo, the absence of reflective institutional spaces for the Albanian diaspora in Switzerland, the politics and social phenomena under migratory experiences, and most importantly providing a welcoming space for expressions of voices unheard within commercial settings.
Potpuri ist eine unabhängige Veröffentlichungsplattform und Initiative, die sich auf experimentelle Forschungsmethoden, investigativen Journalismus und Produktion konzentriert. Der Schwerpunkt des Arbeitsprozesses von Potpuri liegt in der Förderung kollektiver Methoden der Verlagspraxis für die Produktion von Zeitungen. Das Potpuri-Kollektiv arbeitet im Kosovo und der Schweiz. Unsere Themen und Dringlichkeiten wie der Wiederbelebung der gedruckten Presse im Kosovo reichen von dem Fehlen reflektierender institutioneller Räume für die albanische Diaspora in der Schweiz und den sozialen Phänomenen der Migrationserfahrungen. Ein Raum für Ausdruck von Stimmen, die in kommerziellen Umgebungen häufig ungehört bleiben.

This edition was produced with the financial support of the European Union, Provitreff Verein and ici. here together.
The content of this publication is the sole responsibility of NGO Rritu and NAFAKË and does not necessarily reflect the views of the European Union or any other funding body.

support us

legal
notice 

© Potpuri 2024