Çka është një emër?”  

(Romeo dhe Zhulieta, II.2.47) : ndryshimet e emrave në kontekste të migrimit


Leonita Catot Galica



Kur Zhulieta e pyet Romeon: “Çka është një emër?”, ajo mendon për rëdnësinë e madhë të emrave në shoqëri edhe pse janë të paprakshëm: “[Emri] nuk është as dorë, as këmbë, as krah, as ballë dhe as gjymtyrë tjetër e njeriut!”. Është pikërisht mbiemri i Romeos “Montag” që e bënë dashurinë e tyre të pamundur pasi që mban historinë e përplasjeve të familjeve të tyre.




Ky kombinim i rastësishëm i shkronjave dhe tingujve që krijojnë emrat tanë mbajnë një vend të rëndësishëm në formësimin e identitetit dhe pozocionimit tonë në shoqëri. Nëse dikush të pyet, “Kush je ti?”, përgjigja e parë është emri. Emri ekziston si diçka më shumë se vetëm mjet identifikimi. është i lidhur më historitë personale dhe familjare të personit, e edhe me historinë e tyre të gjërë kulturore. Kjo theksohet më shumë në kontekstin e migrimit, ku emri i një përsoni është një nga mënyrat se si shoqëria pritëse i identifikon ata si emigrantë apo të huaj, dhe kështu i margjinalizon. Prandaj, Shekspiri nuk ishte dramatik kur e përshkroi emrin si diçka që mund të përdoret për ndëshkim të njerëzve. Emigrantët mund të konsiderohen si shembull perfekt i kësaj. Njërëzit përballen me ksenofobi dhe racizëm në bazë të gjërave të ndryshme: Ngjyra e lëkurës së tyre, theksin e tyre, flokët. E edhe emrat e tyre nëse këta emra shfaqin një prapavijë etnike që nuk është përëndimore apo e bardhë. Në këto situata, shumë emigrantë ballafaqohen më presion që të ndryshojnë emrin e tyre. Në një kontekst Amerikan  apo Françez (këto vende karakterizohen me islamofobi sistematike dhe të institucionalizuar), dallimi mes emrit Xhon dhe Muhamed definitivisht të ndikon në kualitetin e jetës, pozitën në shoqëri, qasjen e lëhtë në mundësi si punë apo shtëpi, etj. Khosravi (2011), në një studim me emigrantë në Suedi të cilët i kanë ndërru emrat e tyre më konotacion musliman në emra që tingellojnë Suedisht - Khosravi i përshkruan këta emra si “maska të bardha” që përdoren për të fshehur identitetin e tyre musliman, të lëhtësojnë integrimin e tyre personal në shoqëri dhe mbrojnë ata ndaj ksenofobisë dhe islamofobisë. Ai thotë se, “emrat mbajnë konotacionë të forta etnike dhe religioze dhe zbulojnë lidhjet e individëve me grupe specifike. Kur stigmatizohet një grup etnik apo religjioz, marrëdhënia mës emrave dhe stigmës shoqërore bëhet eksplicite.’ (2011)

Në këtë artikull, dua të ndaj historinë e familjes sime me ndrrimin e emrave në Francë, ku unë kam lindur pasi që prindërit e mi u larguan nga Kosova në të 90-tat. Edhe pse ekzistojnë shumë studime për ksenofobinë në Francë, jo shumë prej tyre fokusohen në emra dhe si emigrantët ballafaqohen me stigmatizimin që bazohet në to. Në La Sociologie des prénoms (2011), Coulmont deklaron se rreth 3000 njerëz e ndërrojnë emrin e tyre çdo vit, 3/4 e tyre janë më origjinë të huaj (nuk kam gjetur statistika të ngjashmë për mbiemra). Në Francë, emrat konsiderohen si “simbole kulturore” (Fourquet & Manternach, 2019). Këtë mundëemi me e deduktu edhe nga fjalimet e personaliteteve të së djathtës ekstreme që kanë instrumentalizu emrat për të shpërndarë ide ksenofobike dhe raciste.
Një situatë e paharruar ndodhi kur Eric Zemmour, një përsonalitet i njohur i së djathtës ekstreme i njohur për fjalimet e fjalët e tij raciste e injorante, e sulmoi gazetaren Hapsatou Sy për shkak të emrit të saj përgjatë programit “Les terriens du dimanche” në vitin 2018.
Pas aludieve se ajo duhet të ketë ëmrin me kontacione franceze si Korinë, ai tha: “Emri yt është fyerje ndaj Francës [...] Emrat përfaqesojnë dhe mishërojnë historinë e shtetit, kështu që emrin yt nuk është pjesë e kësaj historie pavarësisht a të pëlqen ky fakt apo jo”. Ndaj të cilës ajo tha “ti sapo më fyejte pasi që emri im është pjesë e identitetit tim.”
Në mars të vitit 2024, ai u kritikua nga Gjykata Apeluese e Parisit për “abuzim racist” (nuk ishte hera e parë). Ky është vëtëm një shembull se me çfarë ballafaqohen njerëzit me origjinë të huaj por kjo situatë ndodhi në televizion dhe të gjithë mund ta shihnin. Në jëtët e përditshme të minoriteteve, këto sulme mund të marrin shume forma dhe zbatime të ndryshme. Ndonjëherë janë të drejtpërdrejta dhe agresive si shembulli më lart, por ato mund të jenë edhe të tërthorta, që i bën më të vështira të kuptohen dhe për shembull, nuk mund t’i denoncosh në gjykatë. Një punonjës mund të vendosë të mos punësoj, një qiradhënës mund të vendosë të mos pranoi si qiraxhi, mund të qeshin me ty në punë, në shkollë, dhe raste të tjera të ngjashme. Nuk është çudi që plot vendosin të ndërrojnë emrin e tyre, njejtë siç kanë bërë prindërit e mi. Deri vonë nuk e kam menduar të i pys se pse kanë vendosë të bëjnë këtë ndryshim. Ishte vëtëm në vitin 2024 kur u shpërngula në Kosovë dhe u shoqërova më shumë me Shqiptarë që fillova të ndihem jo rahat pëe mbiemrin në letërnjoftimin tim: CATOT.  Ndihesha e pikëlluar dhe pak e turpëruar që nuk kam mbiemër Shqip edhe pse të dy prindtë e mi jan Shqiptar nga Mitrovica. Ndihesha që një pjesë e identitetit tim kulturor po fshihej pasi kisha mbiemër Françez. Kështu që vendosa të hulumtoj. Me hulumtim, dua të them se kisha biseda shumë të gjata me nënën time në plazha të Shqipërisë dhe e regjistroja bisedën (pak si punë etnografike.
Ja se çka më tha ajo. Pasi që kanë mbërri në Francë, prindtë e mi jon martu edhe te dytë e kanë pasë mbiemrin e babit - Cakiqi. Asnjëri nuk ka mendu me e ndrru po pas një kohë janë lodhë prej komenteve të njerëzve. Ni sen që duhet me ditë për Françez është se ata kurrë nuk tentojnë me shqiptu diçka mirë nëse nuk është në Frengjisht. Kështu që Cakiqi u kthye në “Kakiki”. Emri i tyre masakrohej tërë kohen edhe nuk mund të bënin asgjë tjëtër përveç se të korrigjonin gabimet e atyre personave, të cilët pastaj harronin dhe vazhdonin të shqiptonin keq emrin e tyre. Kështu që përgjate procesit të gjatë dhe të mundimshëm të marrjes së shtetësisë, kur i pytën se a kanë dëshirë të ndërrojne emrin ata e konsideruan. Në fund të fundit, fëmija i tyre i parë (unë) sa kishtë lindur dhe tallja ishtë diçka më të cilën duhëj të ballafaqohesha edhe unë. Kështu që e ndërruan. I mbajtën dy shkronjat e para “CA” dhe nënës time i erdhi ndërmend CATO që mbante një tingëllim Shqiptar por mund edhe të shqiptohej nga Francezët. U detyruan të shtonin një “t” që nuk shqiptohej që emri të tingëlloj dhe të dukej Frengjisht (larg qoftë që një emër Frengjisht nuk përfundon me një shkronjë të heshtur dhe e komplikon  procesin, a po?).

Ajo më tregoi edhe një histori të një shoqes së saj e cila e ka ndërru edhe emrin edhe mbiemrin kur ka marrë shtetësinë Frënge. Nga Hyrije, ajo u bë Irène. Jo vetëm që çmendeshin Françezët sa e veshtirë ishte të shqiptohej (krejte çka duhesh të bësh është të pyesësh dhe të mbash në mënd - a është aq e vështirë…?) por edhe talleshin me të. Situata e saj është interesante sepse Hyrija/ Irène kishtë një punë e cila e implikonte të vendostë një etiketë me emrin e saj tërë kohën.  
Për tu kthyer të Shëkspiri dhe reflektimi i tij ndaj natyrës abstrakte dhe jo materiale të emrave - situata e Hyrijes përfaqëson një kontradiktë ku emri i saj nuk ishte vetëm koncept por ishte zgjatim i trupit të saj në formën e një etikete të emrit. Emri i saj ishte fizikisht në të. Për të dhe prindërit e mi, ndërrimi i emrave ishte mënyrë për të ruajtur veten dhe familjen e tyre nga talljet dhe ksenofobia. është ë qartë se ata ishin të vëtëdijshëm për format e tjera të diskriminit më të cilat përballeshin imigrantët për shkak të emrit të tyre - situatë e njejtë për shumicën e diasporave të tjera. Statistika për emigrantët nga Afrika e Veriut në Francë tregojnë shumë. Sipas  Institut des Politiques Publiques, kur aplikon për punë, një person më emër që aludon se jane nga një shtet i Afrikës Veriore apo Arab kanë 31,5% më pak shansa të punësohen në krahasim me personat me emër Francez.

Ndjehem se akoma jam duke tentuar të pranoj mbiemrin tim “francez”. Ndoshta kurrë nuk do ta pranoj. Megjithatë nuk e urrej. E urrej faktin që emigrantët duhet të konsiderojnë ndërrimin e një pjese të madhe të identitetit të tyre për shkak të integrimit - ose më saktë, asimilimit. Po ashtu e urrej faktin që te tjerët nga diaspora mund të gjykojnë këtë vendim dhe konsiderojnë se ndërrimi i emrit domethënë harrësë eprejardhjes. Nuk është diçka e turpshme dhe jam krenare me prindërit e mi që kanë marrë një vendim të tillë në mënyrë që të lehtësojnë jetën e tyre dhe të prindërve të tyre. Ndërrimi i emrit është hap masiv që duhet të ndërmarrin emigrantët në mënyrë që të krijojnë një jetë më të mirë. Edhe pse është rezultat i presionit shoqëror në kontekste specifike socio - politike, ky ndërrim shfaqë edhe vendosmëri. Prindtë e mi u detyruan të marrin një vendim që kurrë nuk kanë planifikuar t’a merrnin. Këta mbiemra janë testament ndaj sfidave, tranzicionit dhe vendim i fuqishëm që shumë migrantë të tjerë e marrin shpesh. Në letërnjoftimin tim shkruhet Leonita Catot, por unë edhe vendosa të rimarrë mbiemrin Galica pasi që është emri i familjes të nënës. I çmoj të dy emrat - të dy të mbushur me historinë dhe sfidat e gjeneratave para meje. Emrat fshihen në mënyrë të përhershme jo vetëm në kontekste të migrimit por edhe në situata të tjëra si martesa. Në shumë vende gratë duhet të lënë mbiemrin e tyre dhe të marrin atë të burrit - i cili pastaj i kalohet fëmijëve. Edhe pse po ndryshon ngadale, kjo traditë patriarkale ka fshirë historitë e grave me shekuj. Një shembull i kësaj është pyetja “E kujna je?” ku pritet të përgjigjesh me emrin e babait. Vendimi im që të marrë mbiemrin Galica nuk ishtë veçse të rilidhna me prejardhjen time Shqiptare por është edhe mënyrë e imja për të rrimarë trashëgiminë familjarë nga ana e nënës.

Emrat janë të paprekshëm dhe prapë se prapë janë të me kuptime. Kupton shumë nga emri i dikujt: Prej nga vijnë, çka kanë tejkalu… Për atë arsye emrat janë përherë nën mbikqyrje dhe politicizohen. Ata reflektojnë identitetin e personave bashkarisht me padrejtësitë prezente në shoqëri. Emrat janë testament i sfidave individuale dhe kolektive. Për t’ju pergjigjur pyetjes tënde Zhulietë: Çka është një emër? Gjithçka.


Potpuri është një platformë e pavarur botuese dhe iniciativë bashkëpunuese e fokusuar në metodologjitë eksperimentale të kërkimit, gazetarisë investigative dhe prodhimit. Fokusi i procesit të punës së Potpurit është nxitja e metodologjive kolektive në praktikat e botimit për prodhimin e gazetave fizike. Kolektivi Potpuri është i bazuar ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, aktiviteti ynë kërkon tema dhe urgjenca të përbashkëta sociale si ringjallja e shtypit të shkruar në Kosovë, mungesa e hapësirave institucionale reflektuese për diasporën shqiptare në Zvicër, politikat dhe dukuritë sociale nën përvojat migratore, dhe më e rëndësishmja sigurimi i një hapësire mikpritëse për shprehjet e zërave të padëgjuar brenda mjediseve komerciale.
Potpuri is an independent publishing platform and collaborative initiative focused on experimental methodologies of research, investigative journalism and production. The focus of the work-process of Potpuri is the fostering of collective methodologies in publishing practices for the production of physical newspapers. Potpuri collective is based between Kosovo and Switzerland, our activity seeks for common social themes and urgencies such as the revival of printed press in Kosovo, the absence of reflective institutional spaces for the Albanian diaspora in Switzerland, the politics and social phenomena under migratory experiences, and most importantly providing a welcoming space for expressions of voices unheard within commercial settings.
Potpuri ist eine unabhängige Veröffentlichungsplattform und Initiative, die sich auf experimentelle Forschungsmethoden, investigativen Journalismus und Produktion konzentriert. Der Schwerpunkt des Arbeitsprozesses von Potpuri liegt in der Förderung kollektiver Methoden der Verlagspraxis für die Produktion von Zeitungen. Das Potpuri-Kollektiv arbeitet im Kosovo und der Schweiz. Unsere Themen und Dringlichkeiten wie der Wiederbelebung der gedruckten Presse im Kosovo reichen von dem Fehlen reflektierender institutioneller Räume für die albanische Diaspora in der Schweiz und den sozialen Phänomenen der Migrationserfahrungen. Ein Raum für Ausdruck von Stimmen, die in kommerziellen Umgebungen häufig ungehört bleiben.

This edition was produced with the financial support of the European Union, Provitreff Verein and ici. here together. The content of this publication is the sole responsibility of NGO Rritu and NAFAKË and does not necessarily reflect the views of the European Union or any other funding body.

           
Potpuri është një platformë e pavarur botuese dhe iniciativë bashkëpunuese e fokusuar në metodologjitë eksperimentale të kërkimit, gazetarisë investigative dhe prodhimit. Fokusi i procesit të punës së Potpurit është nxitja e metodologjive kolektive në praktikat e botimit për prodhimin e gazetave fizike. Kolektivi Potpuri është i bazuar ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, aktiviteti ynë kërkon tema dhe urgjenca të përbashkëta sociale si ringjallja e shtypit të shkruar në Kosovë, mungesa e hapësirave institucionale reflektuese për diasporën shqiptare në Zvicër, politikat dhe dukuritë sociale nën përvojat migratore, dhe më e rëndësishmja sigurimi i një hapësire mikpritëse për shprehjet e zërave të padëgjuar brenda mjediseve komerciale.
Potpuri is an independent publishing platform and collaborative initiative focused on experimental methodologies of research, investigative journalism and production. The focus of the work-process of Potpuri is the fostering of collective methodologies in publishing practices for the production of physical newspapers. Potpuri collective is based between Kosovo and Switzerland, our activity seeks for common social themes and urgencies such as the revival of printed press in Kosovo, the absence of reflective institutional spaces for the Albanian diaspora in Switzerland, the politics and social phenomena under migratory experiences, and most importantly providing a welcoming space for expressions of voices unheard within commercial settings.
Potpuri ist eine unabhängige Veröffentlichungsplattform und Initiative, die sich auf experimentelle Forschungsmethoden, investigativen Journalismus und Produktion konzentriert. Der Schwerpunkt des Arbeitsprozesses von Potpuri liegt in der Förderung kollektiver Methoden der Verlagspraxis für die Produktion von Zeitungen. Das Potpuri-Kollektiv arbeitet im Kosovo und der Schweiz. Unsere Themen und Dringlichkeiten wie der Wiederbelebung der gedruckten Presse im Kosovo reichen von dem Fehlen reflektierender institutioneller Räume für die albanische Diaspora in der Schweiz und den sozialen Phänomenen der Migrationserfahrungen. Ein Raum für Ausdruck von Stimmen, die in kommerziellen Umgebungen häufig ungehört bleiben.

This edition was produced with the financial support of the European Union, Provitreff Verein and ici. here together.
The content of this publication is the sole responsibility of NGO Rritu and NAFAKË and does not necessarily reflect the views of the European Union or any other funding body.

support us

legal
notice 

© Potpuri 2024