Je një k***ë e vogël


Anastasiia Tatarenko



"Je artiste, Nastya?

Apo je thjesht dado dhe tani po afrohesh me emigrantë të tjerë që punojnë në këtë lagje të bukur sikur ti?"


Të dyja.







Ja ku janë, të gjitha shoqet e mia, duke zbritur nga autobusi 605 në stacionin Oberwil Zug Räbmatt: një ukrainase (i hodha një herë një sy rastësisht telefonit të saj), dy gra që i perceptoj si aziatike, një grua latino-amerikane dhe unë. Bëjmë sikur nuk e njohim njëra-tjetrën, edhe pse zbresim së bashku në këtë stacion çdo të mërkurë për gjysmë viti tani. Gjithashtu hipim së bashku në autobus dhe sigurisht, e njohim njëra-tjetrën. Sytë tanë e shohin këtë njohje dhe distancimin e mëvonshëm konvulsiv: Nuk jam me ty, nuk jemi bashkë. Nuk jemi të zakonshmet "gra emigrante që punojnë në një zonë të pasur banimi të Zvicrës, në periferi të Zugut me një pamje mahnitëse të liqenit".

Kohët e fundit, pati një grabitje si në film në këtë zonë. Po ju tregoj atë që dëgjova nga "shefja" ime, nëna e fëmijëve për të cilët kujdesem. Ja se si ndodhi: Dy burra në një makinë me targa franceze hynë me forcë në një nga shtëpitë luksoze. Ata nuk prisnin që një vajzë adoleshente, vajza e pronarit të shtëpisë, të ishte në shtëpi. E kapën dhe e lidhën për një karrige. Ndërkohë, fqinji i tyre, i cili doli se ishte një polic vendas, dëgjoi një zhurmë të çuditshme dhe shkoi të hetonte. Dhe pavarësisht se e kishte ditë pushimi, kur pa se situata ishte serioze, vendosi të përpiqej t'i neutralizonte urgjentisht, por dështoi dhe përfundoi i lidhur pranë vajzës. Grabitësit morën kasafortën dhe ikën nga vendi i ngjarjes. Disi arritën të shpëtonin, edhe pse i ndoqën policia dhe kishte vetëm një rrugë që të çonte në fshatin Oberwile përgjatë liqenit.

Po përpiqem ta imagjinoj se si dukeshin këta grabitës nëse mund të mposhtnin një polic, sepse a keni parë ndonjëherë policë zviceranë?  Të gjithë duken si aktor nga Avengers: të fryrë, të gjatë, me buzëqeshje të bardha si bora, si burra ashtu edhe gra. Do të thoja se duke i parë, imazhet tjera në kokën tuaj do të ishin pornografike. Nuk jam eksperte, për fat të keq, por a nuk është ky një komplot tipik, zjarrfikës, hidraulikë dhe sigurisht, oficerë të zbatimit të ligjit? Kështu duket pikërisht policia zvicerane. Por ndoshta ishte kështu sepse ishin dy grabitës dhe heroi ynë ishte vetëm. Ndoshta nuk e pa që kishte dy prej tyre, kapi njërin dhe pastaj papritur i doli i dyti. Apo ndoshta polici ynë ishte i moshuar? Ndoshta është shefi i policisë, në fund të fundit, është një lagje e pasur.

Do të doja ta dija se çfarë kishte në atë kasafortë. Sigurisht, mund të kërkoja informacion nëse ata arritën t'i kapnin, por çfarëdo arsye, dua të mendoj se ky film përfundoi ashtu siç mbarojnë filmat aventureskë. Për çfarëdo arsye, dua të mendoj se këta grabitës francezë janë sikur Robin Hood, por kjo është vetëm sepse e urrej punën time dhe automatikisht ndikon në të gjithë lagjen. Apo ndoshta këta djem ishin miq të kësaj vajze? Ndoshta ajo ishte e përfshirë në tërë këtë? Ndoshta ajo është ende bashkëpunëtore e tyre dhe kështu i mashtroi prindërit e saj që e privuan nga trashëgimia zvicerane, me fjalët "duhet ta njohësh jetën". Epo, atëherë do t'i sugjeroja të punonte si dado për dy fëmijë të vegjël. Atje do ta njihte jetën, do të vinte te prindërit e saj me fjalët "kishe të drejtë" dhe ata do të përqafoheshin dhe do të qanin mbi supet e njëri-tjetrit. Nuk do t'i ishte dashur të vinte në skenë një grabitje si në film.

Por dadoja e dy fëmijëve të vegjël në këtë histori jam unë, dhe unë jam tashmë afër idesë së grabitjes. Fatkeqësisht, familja për të cilën punoj nuk është aq e sofistikuar dhe sapo është zhvendosur në këtë zonë, kështu që nuk ka gjasa të ketë një kasafortë me bizhuteri të familjes. Por ata kanë një makinë kafeje të mirë, është për të ardhur keq që kafeja nuk kapërdihet gjatë ditëve të punës. Maksimumi dy filxhanë. Madje është për të ardhur keq që nuk mund të pi mjaftueshëm paraprakisht.


Loja ime e preferuar me vajzën më të madhe është "Mami dhe Vajza", në thelb sikuar të luash shtëpinë. Unë jam vajza, sigurisht. Më vë në shtrat, më lexon një libër, më ledhaton krahët dhe kokën, duke thënë "fli-fli" dhe këto janë minutat më të ëmbla gjatë punës. Ajo gjithmonë më zgjon me këngën "Gëzuar ditëlindjen" - komploti i dytë i preferuar tani, ditëlindja - dhe më jep një tortë të rreme. Dje luajtëm dy herë sepse më e vogla fjeti për një kohë të gjatë, dhe ne mund të luajmë vetëm kur ajo fle. Oh, minuta të ëmbla në këtë divan të butë.



Çdo herë pyes veten pse lodhem kaq shumë. Ndoshta e kam humbur prej kohësh objektivitetin dhe dhjetë orë një herë në javë me dy fëmijë të vegjël në mënyrë racionale nuk më duken aq shumë, dhe e bind veten për këtë. Ose ndoshta është vërtet shumë. Kohët e fundit në një festë ku po i thoshim lamtumirë për gjashtë muaj një shoku që do të shkojë në Hong Kong, bisedova me dy nga shoqet e tij të fëmijërisë. Njëra prej tyre, Caroline ose Carola ose Corinne, nuk më kujtohet tani, thirri "DHJETË ORË?" sikur të mos mund ta besonte, dhe nuk qetësohej, edhe pasi i thashë, "VETËM NJË HERË NË JAVË". Kjo është ajo që i them gjithmonë vetes "Është vetëm një herë në javë, kështu që nuk është asgjë". Por Caroline-Carola-Corinne u trondit dhe tha diçka si "SHUMË". Ndoshta ka të drejtë, dhe është shumë e tepërt.

Diku pas drekës, shpesh filloj të eci përreth dhe të përtyp fjalët "kurvë e vogël". Jo me zë të lartë, sigurisht, Zoti im, sigurisht që jo. Por i ndjej këto fjalë me çdo qelizë të trupit tim. Kuptohet, e ka moshën, ajo po teston kufijtë, duke parë se sa larg mund të shkojë me mua dhe çfarë do t'i ndodhë asaj për këtë - tre vjeçare është, me një fjalë. Ndonjëherë ajo më hedh diçka ose më godet me këmbë, dhe gjithmonë ka një shprehje të tillë në fytyrë dhe një picërrim të syve saqë e kuptoj direkt: po, KJO po ndodh tani.


"test-test"
Më dëgjoni?
Përshëndetje të gjithëve në këtë shtëpi!

Tani do ta testojmë forcën e Nastyas! Duartrokitje nga kukullat prej pellushi dhe sigurisht dhelpra ime e preferuar!

Shfaqja zvarritet sepse Nastya nuk mund të provokohet (po, mirë! por unë jam aktore, mos harroni).

PO KALOJMË DREJT HISTERISË PA SHKAK

Le të numërojmë së bashku!

Një
Dy
Tre

BËRTITJEEE

Shkëlqyeshëm!

Misioni u krye!

Faleminderit të gjithëve dhe shihemi së shpejti!"


Dhe Nastya thjesht do të murmurojë me vete shprehjen "Ti kurvë e vogël", ndoshta do ta shtrëngojë nofullën edhe më shumë dhe do t'i japë vetes hapësirë për të lëshuar emocionet e saj, ndërsa mendon sa e vështirë është dhe sa ofenduese është që askush nuk i dha asaj një hapësirë të tillë.



Pastaj vajza më e madhe do të kalojë përpara meje në rrugë me biçikletën e saj, nuk do të përgjigjet, unë do të vrapoj me karrocën përpjetë në një rrugë dredha-dredha sepse nuk mund ta shoh helmetën e saj ngjyrë bruz; pastaj më në fund do ta arrij dhe do ta gjej duke qarë, sepse ra dhe lëndoi gjurin. Do ta ngushëlloj, megjithëse brenda do të dëgjoj përsëri shprehjen "ti kurvë e vogël" të përzier me adrenalinë nga frika që përjetova për atë; pastaj do të përpiqem t'i shpjegoj, butësisht, në asnjë mënyrë duke e akuzuar, se nuk mund ta bësh këtë; në mënyrë që në fund, kur të lidh këpucët e mia, duke u larguar më në fund prej andej, ajo të më thotë: "Sot ishte shumë bukur! Le ta bëjmë përsëri!" Meqë ra fjala, pikërisht këtë tha ajo: Le ta bëjmë përsëri. "Sigurisht, do ta bëjmë përsëri, e dashur. Çfarë zgjedhjeje kam?""

Çdo gjë mund t'i merret një njeriu përveç një gjëje: liria e fundit njerëzore - të zgjedhë qëndrimin e vet në çdo rrethanë të caktuar, të zgjedhë rrugën e vet. Kur nuk jemi më në gjendje të ndryshojmë një situatë, jemi të sfiduar të ndryshojmë veten." Viktor E. Frankl.

Është madje e sikletshme ta citoj këtu, por në fund, gjithçka varet nga kjo. Vazhdoj të mendoj për këtë punë, për lodhjen time dhe sa shpesh mendoj se nuk kam zgjidhje tjetër. Por kjo zgjedhje e fundit nuk mund të më hiqet.

Pra, si duhet të ndihem për këtë?

A do të zgjat në këtë punë edhe për një ose dy vjet? A do të më kujtojë pastaj vajza e madhe? A do të kujtojë ajo se si bënim kurora ose si piqnim një byrek? Deri tani është e vështirë për mua të shkëputem dhe të shikoj nga jashtë. Deri tani mendoj se e gjithë kjo punë është një lojë e gjatë mbijetese. Jeta së bashku me vajzën më të madhe është bashkuar në një koalicion "le ta testojmë forcën e Nastyas" dhe ato po ia dalin shumë mirë të të them të drejtën. Por unë jam edhe Nastya-guri.

A bëhemi të fortë sepse kemi kaluar shumë dhe kemi përballuar, apo përkundrazi, a na bën gjithçka e rëndë që na është dashur të kalojmë pak më të dobët? Çfarë rezerve force dhe stabiliteti na jepet falas? Dhe meqë ra fjala, po energjia? Unë kam të njëjtat pyetje rreth energjisë. A ka ndonjë kufi? A mund ta shpenzosh të gjithën për gjëra të pakuptimta dhe ta kalosh pjesën tjetër të jetës duke u zvarritur pa forcë? Apo pyetja ime e preferuar, sa energji mund të marrësh hua nga vetja jote e ardhshme? Pastaj, kur duhet të shtrëngosh rripin dhe të mblidhesh dhe ky kapërcim vazhdon e vazhdon, dhe nuk ka fund në horizont, atëherë e vetmja gjë që mbetet është të marrësh energji dhe forcë nga vetja jote e ardhshme.

Dhe tani unë jam pikërisht ajo "vetja e ardhshme". Dhe dua ta thërras veten time të një viti më parë dhe t’i them "ti kurvë e vogël!"

MOS E BËJ

Thjesht mos e bëj
As mos mendo për këtë!
Je një kurvë e vogël
Je kurvë e vogël Nastya





Potpuri është një platformë e pavarur botuese dhe iniciativë bashkëpunuese e fokusuar në metodologjitë eksperimentale të kërkimit, gazetarisë investigative dhe prodhimit. Fokusi i procesit të punës së Potpurit është nxitja e metodologjive kolektive në praktikat e botimit për prodhimin e gazetave fizike. Kolektivi Potpuri është i bazuar ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, aktiviteti ynë kërkon tema dhe urgjenca të përbashkëta sociale si ringjallja e shtypit të shkruar në Kosovë, mungesa e hapësirave institucionale reflektuese për diasporën shqiptare në Zvicër, politikat dhe dukuritë sociale nën përvojat migratore, dhe më e rëndësishmja sigurimi i një hapësire mikpritëse për shprehjet e zërave të padëgjuar brenda mjediseve komerciale.
Potpuri is an independent publishing platform and collaborative initiative focused on experimental methodologies of research, investigative journalism and production. The focus of the work-process of Potpuri is the fostering of collective methodologies in publishing practices for the production of physical newspapers. Potpuri collective is based between Kosovo and Switzerland, our activity seeks for common social themes and urgencies such as the revival of printed press in Kosovo, the absence of reflective institutional spaces for the Albanian diaspora in Switzerland, the politics and social phenomena under migratory experiences, and most importantly providing a welcoming space for expressions of voices unheard within commercial settings.
Potpuri ist eine unabhängige Veröffentlichungsplattform und Initiative, die sich auf experimentelle Forschungsmethoden, investigativen Journalismus und Produktion konzentriert. Der Schwerpunkt des Arbeitsprozesses von Potpuri liegt in der Förderung kollektiver Methoden der Verlagspraxis für die Produktion von Zeitungen. Das Potpuri-Kollektiv arbeitet im Kosovo und der Schweiz. Unsere Themen und Dringlichkeiten wie der Wiederbelebung der gedruckten Presse im Kosovo reichen von dem Fehlen reflektierender institutioneller Räume für die albanische Diaspora in der Schweiz und den sozialen Phänomenen der Migrationserfahrungen. Ein Raum für Ausdruck von Stimmen, die in kommerziellen Umgebungen häufig ungehört bleiben.

This edition was produced with the financial support of the European Union, Provitreff Verein and ici. here together. The content of this publication is the sole responsibility of NGO Rritu and NAFAKË and does not necessarily reflect the views of the European Union or any other funding body.

           
Potpuri është një platformë e pavarur botuese dhe iniciativë bashkëpunuese e fokusuar në metodologjitë eksperimentale të kërkimit, gazetarisë investigative dhe prodhimit. Fokusi i procesit të punës së Potpurit është nxitja e metodologjive kolektive në praktikat e botimit për prodhimin e gazetave fizike. Kolektivi Potpuri është i bazuar ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, aktiviteti ynë kërkon tema dhe urgjenca të përbashkëta sociale si ringjallja e shtypit të shkruar në Kosovë, mungesa e hapësirave institucionale reflektuese për diasporën shqiptare në Zvicër, politikat dhe dukuritë sociale nën përvojat migratore, dhe më e rëndësishmja sigurimi i një hapësire mikpritëse për shprehjet e zërave të padëgjuar brenda mjediseve komerciale.
Potpuri is an independent publishing platform and collaborative initiative focused on experimental methodologies of research, investigative journalism and production. The focus of the work-process of Potpuri is the fostering of collective methodologies in publishing practices for the production of physical newspapers. Potpuri collective is based between Kosovo and Switzerland, our activity seeks for common social themes and urgencies such as the revival of printed press in Kosovo, the absence of reflective institutional spaces for the Albanian diaspora in Switzerland, the politics and social phenomena under migratory experiences, and most importantly providing a welcoming space for expressions of voices unheard within commercial settings.
Potpuri ist eine unabhängige Veröffentlichungsplattform und Initiative, die sich auf experimentelle Forschungsmethoden, investigativen Journalismus und Produktion konzentriert. Der Schwerpunkt des Arbeitsprozesses von Potpuri liegt in der Förderung kollektiver Methoden der Verlagspraxis für die Produktion von Zeitungen. Das Potpuri-Kollektiv arbeitet im Kosovo und der Schweiz. Unsere Themen und Dringlichkeiten wie der Wiederbelebung der gedruckten Presse im Kosovo reichen von dem Fehlen reflektierender institutioneller Räume für die albanische Diaspora in der Schweiz und den sozialen Phänomenen der Migrationserfahrungen. Ein Raum für Ausdruck von Stimmen, die in kommerziellen Umgebungen häufig ungehört bleiben.

This edition was produced with the financial support of the European Union, Provitreff Verein and ici. here together.
The content of this publication is the sole responsibility of NGO Rritu and NAFAKË and does not necessarily reflect the views of the European Union or any other funding body.

support us

legal
notice 

© Potpuri 2024